Policia maqedonase sekuestron mbi gjysmë milioni euro dhe arreston 10 persona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në Maqedoninë e Veriut ka bërë të ditur se ka zbuluar dhe konfiskuar rreth gjysmë milioni euro, përfshirë pajisje për numërimin dhe falsifikimin e parave, kopje të pjesëve të kartëmonedhave, si dhe armë dhe municione, gjatë një aksioni të zhvilluar të hënën.

Në një komunikatë për media, Prokuroria bëri të ditur se aksioni, i koduar “Vardar”, ka rezultuar me arrestimin e dhjetë personave, ndërsa është realizuar në bashkëpunim me Agjencinë Evropiane të Policisë (EUROPOL), me mbështetjen e Eurojust-it – Agjencisë së BE-së për Bashkëpunim Gjyqësor në Çështjet Penale – si dhe disa institucione hetimore serbe.

“EUROPOL dhe Projekti i EUROJUST për drejtësinë penale në Ballkanin Perëndimor, mundësuan koordinimin operacional, analizën kritike të inteligjencës dhe ndihmën teknike për realizimin e operacionit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Gjatë kontrolleve, autoritetet sekuestruan rreth 500.000 euro, 25.000 dollarë amerikanë, 500 franga zvicerane, 1800 shekela izraelite, 500 kuna kroate, 10.000 lekë, 1.000 krona suedeze dhe 25.000 rubla ruse.

“Janë ekzekutuar 23 urdhra për kontroll në persona dhe banesa dhe janë siguruar prova material”, tha Prokuroria.

Sipas Prokurorisë, ky aksion është vazhdimësi e operacionit të gushtit të vitit të kaluar, kur autoritetet në Shkup, në koordinim me Prokurorinë Speciale të Kosovës dhe me mbështetjen e Eurojust-it dhe EUROPOL-it, sekuestruan pajisje për falsifikim të monedhave euro, të gatshme dhe gjysmë të gatshme, kallëpe dhe materiale të tjera për prodhim.

Në atë operacion, një zyrtar policor nga Maqedonia e Veriut u arrestua në Kosovë, nën dyshimin se kishte prodhuar rreth dy milionë monedha false prej dy eurosh.

Ai ishte pjesë e departamentit për luftën kundër krimeve të rënda dhe krimit të organizuar në Policinë maqedonase. Burime nga hetimet thanë për Radion Evropa e Lirë se i arrestuari ishte pjesë e rrjetit të falsifikatorëve, por jo organizatori kryesor i operacionit.

Lexo edhe :  Protestat në Beograd, eksperti i sigurisë: Prapa tyre fshihen shërbimi rus dhe serb

Prokuroria ka njoftuar gjithashtu edhe për zhvillimin dhe rezultatet e pjesës së operacionit të kryer në Serbi.

“Në Republikën e Serbisë janë bërë bastisje në disa lokacione, në Novi Pazar, Novi Sad, Sombor dhe Suboticë. Janë arrestuar gjashtë anëtarë të grupit kriminal, dhe janë sekuestruar 180.000 kartëmonedha të falsifikuara në euro”, njofton Prokuroria. REL

Të fundit

Trump pezullon për 1 muaj tarifat doganore ndaj Meksikës pas bisedës telefonike me…

Presidenti Donald Trump ka njoftuar këtë të hënë (3 shkurt 2025) shtyrjen me një muaj të tarifave doganore 25% ndaj mallrave...

“Luiz Ejlli dhunohet në një lokal”, reagon këngëtari dhe zbulon si qëndron e vërteta

Luiz Ejlli ka reaguar me zemërim pas një videoje të publikuar nga disa portale, ku pretendohej se ai ishte përfshirë në një rrahje në...

Ndërron jetë aktorja e dashur e serialit “Squid Game”

Aktorja e njohur koreane Lee Joo-sil ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të pasur në botën e kinemasë dhe...

Elvana Gjata feston sot ditëlindjen, nuk do ta besoni sa vjeç bën këngëtarja

Sot, më 3 shkurt, këngëtarja Elvana Gjata feston ditën e lindjes. Ajo mbush 38 vjeç, e duhet pranuar se ngjan si një vajzë 20-vjeçare. Në...

Në Gjermani, Berisha takohet me kandidatin për kancelar: Ogur i bardhë për opozitën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është takuar në Gjermani me kandidatin për kancelar, Friedrich Merz. “Sot në Berlin, në Kongresin e 37-të të CDU....

Lajme të tjera

Web TV