Vdes në moshën 81-vjeçare aktorja e “Squid Game”, Lee Joo-sil

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktorja koreane Lee Joo-sil ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare, sipas disa raportimeve. Aktorja e cila u dallua për rolin e saj në “ Lojë me kallamar”, pati një karrierë të gjatë në aktrim.

Në serialin e Netflix, Lee Joo-sil ajo luajti Park Mal Soon, nëna e Hwang Jun-ho (Wi Ha-joon) dhe njerka e Front Man (Lee Byung-hun). Aktorja u shfaq në episodet e para të sezonit të dytë, që u publikua dhjetorin e kaluar.

Sipas raportimeve, Lee Joo-sil kishte qenë duke luftuar me kancerin në stomak gjatë muajve të fundit. Në të kaluarën kishte marrë pjesë edhe në filmin e suksesshëm “Trein to Busan” (2016), si dhe në serialin dramatik “The Uncanny Counter”.

 

Mediat koreane raportojnë se ajo u diagnostikua me kancer gjiri në vitin 1993 dhe pavarësisht parashikimeve të tmerrshme të mjekëve, ajo arriti të mbijetojë. Në vitin 2023, ajo deklaroi: “Ne të gjithë bëhemi më të fortë kur përballemi me një krizë. Nëse heq dorë nga gjithçka, bëhesh i pafuqishëm”.

Lee Joo-sil ka lindur në vitin 1944 dhe ka filluar karrierën e saj të aktrimit në vitin 1964. Sipas Daily Mail, varrimi i saj do të bëhet më 5 shkurt./k.k

Të fundit

Vota e diasporës/ Nis takimi i Sali Berishës me shqiptarët në Romë

Ka nisur takimi i kreut të PD Sali Berisha me shqiptarë të cilët jetojnë në Romë. Berisha është pritur me...

“Ardhja e pushuesve të huaj, meritë e Zotit”- Rama i përgjigjet komentuesit

Kryeministri Edi Rama, në rubrikën ‘Sy m’sy’ i është përgjigjur një komentuesi, i cili shprehet se Shqipëria ka shumë turistë sepse Zoti na ka...

“Loredana më mirë pa Jozin në lojë”/ Këngëtari përballet live me nënën e banores

Nëna e Loredanës: Doja të thosha që para se të dilte Jozi, u soll mirë me Loredanën, na ka pëlqyer. Por, fillimisht, sjellja e tij...

Papa Françesku ndërpret predikimin: Kam vështirësi në frymëmarrje

Papa Françesku, teksa ishte duke lexuar një pjesë të predikimit të meshës që ai kryesoi në sheshin e Shën Pjetrit ditën e sotme (9...

Serbët e Graçanicës: S’kemi ku shkojmë tjetër, kjo është edhe toka jonë

Partia kryesore e serbëve të Kosovës po merr pjesë në zgjedhjet e sotme parlamentare atje pas vite të tëra bojkotesh dhe një riorganizimi të...

Lajme të tjera

Web TV