Prej kohësh në qendër të thashethemeve për jetën e tij sentimentale, Paolo Bonolis ka vendosur të flasë vetë dhe të sqarojë gjithçka. Moderatori italian ka konfirmuar publikisht lidhjen me Carola Moronin, sipërmarrësen 32-vjeçare nga Roma, me të cilën ishte fotografuar së fundmi në Londër.
Përmes një postimi të gjatë në rrjetet sociale, Bonolis ka ndarë me ndjekësit një mesazh të pazakontë për të, duke treguar se po kalon një periudhë të qetë dhe të lumtur në jetën personale, së bashku me fëmijët dhe personin e ri në krah të tij.
“Po frekuentoj një grua që më pëlqen shumë, Carola dhe po kaloj një kohë vërtet të këndshme me të”, shkruan moderatori, duke mos lënë më vend për dyshime rreth raportit të tyre.
Bonolis theksoi se ky është një moment veçanërisht i bukur për të dhe fëmijët e tij, pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme për të krijuar zhurmë rreth jetës së tij private./mxh
