‘Budallenj ishin gjermanët…?’/ Rama: Populli i jep votën kujt ka ende për të dhënë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj pyetjeve të komentuesve në facebook. Dikush i kërkonte që të ikte nga pushteti pas kaq vitesh, pasi nuk janë budallenj në Amerikë që kanë senat dhe nuk pranojnë presidenti me më shumë se dy mandate.

Rama thotë se budallenj nuk janë as ata në Gjermani, që mbajtën dy kancelarë me nga 4 mandate dhe as ata në Holandë, që mbajtën 4 mandate kryeministrin Rutte.

‘Si mund të thuhet kjo?! Apo se është një pjesë e atyre në mexhelisin tonë që nuk dinë tjetër vetëm të ndërtojnë fjali të tilla dhe të batërdisin veshin e miletit me fjali të tilla. Nuk di çfarë thua dhe as nuk ke asnjë lidhje me pse jam këtu. Dhe me çfarë merrem duke u zgjuar i pari dhe duke rënë i fundit. Budallenj ishin vëllezërit tanë gjermanë që mbajtën 4 mandate 2 kancelarë në 30 vite? Si thua budallenj ishin vëllezërit tanë holandezë që e kishin 4 mandate kryeministrin. Kjo ka lidhje me vullnetin të kujt beson se ka akoma për të dhënë dhe të popullit që vendos kush ia kërkon votën, meriton votën. Nëse ka një gjë që kurrë nuk mund të thuhet, është popull budalla. Kur vjen puna për politikën është njish.’/e.t

Të fundit

Trump shpjegon pse dëshiron që Kanadaja të bëhet shteti i 51-të i SHBA

Presidenti amerikan Donald Trump thotë se e ka seriozisht në dëshirën që Kanadaja të bëhet shteti i 51-të i...

Makina më e gjatë në botë, AKOMODON 75 persona dhe madje ka PISHINË brenda…

E ndërtuar nga gjashtë limuzina Cadillac El Dorado të vitit 1976, The American Dream është mbi 30 metra i gjatë dhe ka hapësirë ​​të...

Princi Carl Philip i Suedisë bëhet baba për herë të katërt

Princesha Sofia e Suedisë  ka mirëpritur fëmijën e saj të katërt me Princin Carl Philip. Çifti që ende nuk e kanë bërë të ditur emrin e vogëlushes, kanë tre...

Zgjedhjet 2025/ Celibashi kritika bashkive: Merrni masa për zbatimin e afateve

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka shpërndarë një mesazh për bashkitë e vendit në lidhje me zgjedhjet e 11 majit. Njoftim Për...

Stuhi sizmike në Egje/ Shkencëtarët tremben për më të keqen në Santorini

Tërmeti më i fundit i fuqishëm që shkundi Santorinin u regjistrua mbrëmjen e djeshme (9 Shkurt), me një forcë prej 5 ballësh, i cili...

Lajme të tjera

Web TV