Jetonin të vetmuar/ Detaje tragjike nga vdekja e dy vëllezërve të moshuar në Mallakastër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zbardhet ekspertiza për vdekjen e dy vëllezërve  Sabri dhe Novruz Velaj 90 dhe 85 vjeç  të cilët u gjetën të vdekur një ditë më parë në banesën e tyre në fshatin Çorrush të bashkisë Mallakastër prej banorëve të lagjes.

Burime zyrtare nga Policia e Fierit, bëjnë te ditur se dy vëllezërit kanë ndërruar jetë për shkaqe natyrale katër apo pesë ditë më parë.

Dy vëllezërit ishin të pa martuar, banonin në një godinë në dhoma të veçanta. Njeri prej tyre ka tentuar të veshë ose të heqë pantallonat, por ka humbur ekuilibrin e ka rënë në dysheme ku ka goditur kokën e si pasojë nga hematoma dhe mosha ka ndërruar jetë, por dera e dhomës ka qenë e mbyllur. Ndërkohë, vëllai tjetër i paralizuar prej vitesh që rrinte në dhomën tjetër pasi ka dëgjuar zhurmë, ka tentuar të hapë derën, por s’ka mundur dhe në këtë përpjekje dyshohet të ketë ndërruar jetë.

Po sipas burimeve zyrtare të Policisë, dy vëllezërit Novruz dhe Sabri Velaj kanë ndërruar jetë në të njëjtën ditë rreth 5 ditë më parë.

Ata jetonin vetëm me pensionet e pleqërisë, nuk kishin të afërm dhe banesa e tyre ishte rikonstruktuar 3 vjet më parë nga bashkia Mallakastër. /e.t

Të fundit

Arriti në fundjavë kuotën e 100 lekëve, euro humb sërish terren, ja me sa këmbehet

Një euro këmbehet sot në tregun valutor për 99 lekë. Në raport me fillimin e vitit 2024, kur monedha...

Skiatorja Lara Colturi garon në dy disiplina në Botërorin e Austrisë

Më datat 4-16 shkurt, në pistën e Saalbach, në Austri, do të zhvillohet Botërori 2025 në sportin e skive. Një event i rëndësishëm ku për...

Shqipëria në vitin 2024 me numrin më të ulët në Ballkan të azilkërkuesve të huaj

Shqipëria ka numrin më të ulët në vendet e Ballkanit Perëndimor të të huajve të parregullt që hynë në vend dhe u referuan në...

Bashkia Tiranë shpall 2,337 fituesit e fazës së parë për subvencionimin e kredive të buta

Bashkia Tiranë ka shpallur fituesit e fazës së parë të programit të subvencionimit të kredive të lehtësuara nga shteti. Sipas njoftimit zyrtar, 2,337 aplikime janë...

Raporti i BB-së: Shqipëria po rritet, por varfëria nuk po ulet

Banka Botërore përllogarit se në vitin 2023, të ardhurat për frymë në Shqipëri ishin 8,575 dollarë. Të ardhurat mesatare ditore për një person në vendin...

Lajme të tjera

Web TV