Habit Kristiano Ronaldo: Mbape nuk di të luajë si pykë, të mësojë të luajë si unë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Programi “El Chiringuito”, i prezantuar nga Josep Pedrerol, ka ofruar një panorama të shkurtër të intervistës së Edu Aguirres me Kristiano Ronaldon në “Los Amigos de Edu” (Miqtë e Edu), e cila është transmetuar mbrëmë vonë.

Portugezi ka folur për shumë tema, duke nisur nga fëmijëria dhe egon e tij. “Kam qenë gjithmonë shumë i irrituar. E urreja humbjen dhe qaja. Fqinjët më thërrisnin… qaj”, deklaroi lojtari aktual i Al-Nasr në Ligën Profesionale Saudite. Në një tjetër këndvështrim, biseda mes Kristiano Ronaldos dhe Edu Aguirres fokusohet në figurën e Kilië Mbapesë dhe përshtatjen e tij në Madrid te Reali.

“Kujdesuni për të, kujdesuni. Po u them tifozëve të Realit të Madridit… kujdesuni për djaloshin”, paralajmëroi 39-vjeçari portugez tifozët e “Los Blancos” për Mbapenë. “CR7”-a theksoi se Mbape është shumë i mirë dhe Real Madridi duhet ta ndihmojë dhe ta mbrojë atë. “Nuk kam asnjë dyshim se Mbape do të sjellë shumë gëzim për tifozët e Realit të Madridit”, tha portugezi. Edu Aguirre i kujtoi Kristiano se Mbape është një fans i madh i tij, diçka që “CR7” e di fare mirë.

“Unë e dua shumë atë (Mbapenë), dhe jo vetëm për shkak të historisë që kishte kur ishte i ri, se ai e donte shumë Kristianon dhe ai ishte idhulli i tij. Por unë me të vërtetë e shoh atë si një lojtar të madh dhe ai do të sjellë një shumë gëzim për Madridin”, u përgjigj ish-lojtari i Sportingut të Lisbonës, Mançester Junajtidit, Reali i Madridit dhe Juventusit. i pyetur nëse e ndjek Realin e Madridin, ai pranoi se e shikon Realin herë pas here sepse djali i Mateo e pëlqen shumë Mbapenë.

Duke qëndruar te francezi, Ronaldo dha mendimin e tij për pozicionin e Mbapesë në fushë. “Pozicioni i tij si sulmues pykë i komplikon gjërat paksa për Mbapenë, sepse ai nuk di të luajë si sulmues për mendimin tim… Nëse do të isha në Madrid, do ta mësoja të luante si 9-sh. Sepse dhe unë nuk isha sulmues. U mësova më vonë të luaja si sulmues. Dikur luaja në krah dhe njerëzit harrojnë”, tha CR7-a. pas këshillës për Realin, ka ardhur dhe këshilla për vetë Mbapenë. “Po të isha në vend të tij, do të luaja pak a shumë siç luan Kristiano Ronaldo si sulmues”, tha ai./k.k

Të fundit

Kujdes! Kjo është lista e vendeve më të rrezikshme për udhëtim në vitin 2025!

Një studim i ri ka zbuluar vendet më të rrezikshme për t’u vizituar në vitin 2025. Sipas ‘The Independent’, vlerësimi...

TikTok do të mbyllet, ja aplikacioni popullor që do ta “zëvendësojë”

Nga janari i vitit 2025, qeveria shqiptare do të nisë mbylljen e platformës TikTok për një periudhë 12-mujore, duke e bërë të paarritshme për...

Zgjedhjet në Kosovë/ Dalin rezultatet e para, udhëheq Lëvizja Vetëvendosje

Ka nisur procesi i votimit në Kosovë, teksa KQZ-ja ka nisur paraqitjen live të rezultateve të kutive të para të numëruar deri më tani....

Xheneta dhe Egli njihen që jashtë? Ish-konkurrentja e “BB VIP” zbulon lidhjen mes tyre

Gjatë një interviste në “Fan Club”, Xheneta Fetahu ka folur për njohjen e saj të përfolur me Eglin para pjesëmarrjes së saj në “Big...

Kosova zgjedh qeverinë e re, KQZ: Pjesëmarrja në procesin elektoral, nën 40%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës njoftoi se, pas procesimit të mbi 88 për qind të votave, pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë 39.16 për...

Lajme të tjera

Web TV