Mjekët në lot, përulen para trupit të 3-vjeçarit që u dhunua për vdekje nga e ëma

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të pashpresë, të përlotur dhe me zemrën e thyer, kështu kanë qenë mjekët para trupit të 3-vjeçarit mëngjesin e sotëm (4 shkurt) spitalin në Pagni në Greqi.

Në orët e para të mëngjesit ka përfunduar procesi i marrjes së organeve të vogëlushit, i cili një ditë më parë mësoi vdekje të trurit si pasojë e dhunës barbare të ushtruar nga nëna dhe partneri i saj.

Para se të fillonte procesi i heqjes së organeve të engjëllit tgë vogël, mjekët mbajtën një minutë heshtje në kujtim të vogëlushit që u humbi jetën padrejtësisht.

Zemra e të voglit do të shkojë në Gjermani për të shpëtuar jetën e një tjetër fëmije, ndërsa veshkat në Athinë.

Sipas mediave të huaja, dy ambulanca të shoqëruara nga makinat e patrullës së Policisë shkruan drejt aeroportit të Heraklionit, duke transportuar zemrën dhe veshkat e vogëlushit Angelos.

Zemra do të transferohet në një spital në Berlin, ndërsa veshkat janë marrë nga një ekip mjekësh në Athinë. Sipas informacioneve ata do të transferohen në Nekrologjinë e Hipokratit të Selanikut.

“Një minutë heshtje” nga ekipet kirurgjikale, si një homazh i vogël për engjëllin e vogël, që u dha jetë bashkënjerëzve tanë të sëmurë. Falenderime të përzemërta për Administratën, ICU-në e Fëmijëve dhe gjithë stafin e Pa.GN. Heraklion, si dhe Prokurorinë e Shkallës së Parë Heraklion, për bashkëpunimin e shkëlqyer. Respekt i jashtëzakonshëm për gjyshen e vogëlushit për vendimin e saj për të dhuruar. “Shpresojmë që ky akt t’ia lehtësojë dhimbjen e patregueshme”, thuhet në një postim të Organizatës Helenike të Transplantit./e.t

Të fundit

Simpatizuesit e LVV-së nisin festimet në Mitrovicë, Gjilan e Lipjan

Simpatizues të Lëvizjes Vetëvendosje kanë nisur të festojnë pas rezultateve të deritanishme të zgjedhjeve të 9 shkurtit. Deri më tani...

Ndodh edhe kjo! Majmuni i ‘fik dritat’ Sri Lankës, mbetet pa energji elektrike për 3 orë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Sri Lanka, ku një majmun ka hyrë në një nënstacion në rrjetin elektrik dhe ka shkaktuar një...

Breshëri tërmetesh në Santorini, lëkundjet ndihen edhe në Athinë

Një tërmet me magnitudë 5.0 Rihter është regjistruar mbrëmjen e sotme në brigjet e Santorinit. Lëkundjet janë ndjerë edhe në Athinë. Protothema.gr bën me dije se...

Numërimi i votave në Kosovë, KQZ përballet me probleme teknike në faqen ‘online’

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë po has vështirësi teknike në sistemin online të përditësimit të rezultateve zgjedhore. Ky problem ka shkaktuar vonesa në...

Kujdes! Kjo është lista e vendeve më të rrezikshme për udhëtim në vitin 2025!

Një studim i ri ka zbuluar vendet më të rrezikshme për t’u vizituar në vitin 2025. Sipas ‘The Independent’, vlerësimi vjen bazuar në një sërë...

Lajme të tjera

Web TV