Shakohoxha: Në ndeshjen në 2014, serbët ishin përgatitur për luftë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria dhe Serbia do të organizojnë së bashku Kampionatin Europian U21 të vitit 2027. UEFA e miratoi kandidaturën e përbashkët të dy vendeve në mbledhjen e mbajtur këtë të martë në Nion të Zvicrës.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, ish komentatori sportiv, Dritan Shakohoxha, kujtoi momentet në stadium të 11 tetorit 2014, kur në Beograd, u ndërpre ndeshja Serbi-Shqipëri, për shkak të dhunës së ushtruar nga lojtarët dhe tifozët serbë.

Shakohoxha u shpreh se kurrë nuk kishte parë skena të tilla. Sipas tij, serbët ishin përgatitur për luftë, jo për ndeshjen.

“Unë kam qenë atje. Njerëzit nuk e kuptojnë atë që ne ndjejmë në stadium. Pavarësisht gjithçkaje, i futur brenda profesionit tënd. Nuk kam parë ndonjëherë ndonjë gjë si ajo. Ne nuk e dinim se ku shkonte kafshëria e tyre. Ata e dinin, por ne nuk e dinim. Kur kam parë turmat e policëve, ishin si ninxha, zbrit e zbrit. Kam thënë një batutë, kjo më duket si republikat ruse, që i mbushnin stadiumet me policë, se nuk u shkon njeri në stadium. Një nga motivet që ne mezi i morën 3 pikët në KAS, ne nuk kishim eksperiencë në manovrimin e këtyre situatave. Ata zbritën nga tribunat, goditën të gjithë futbollistët. Ata nuk e kishin me ne, kjo nuk ndodhi për shkak të dronit. Aq shumë mori doza agresiviteti, ishte shumë zhurmë. Realisht, këta njerëz kishin ardhur për luftë, jo për ndeshjen”, theksoi ai/kb

Të fundit

Simpatizuesit e LVV-së nisin festimet në Mitrovicë, Gjilan e Lipjan

Simpatizues të Lëvizjes Vetëvendosje kanë nisur të festojnë pas rezultateve të deritanishme të zgjedhjeve të 9 shkurtit. Deri më tani...

Ndodh edhe kjo! Majmuni i ‘fik dritat’ Sri Lankës, mbetet pa energji elektrike për 3 orë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Sri Lanka, ku një majmun ka hyrë në një nënstacion në rrjetin elektrik dhe ka shkaktuar një...

Breshëri tërmetesh në Santorini, lëkundjet ndihen edhe në Athinë

Një tërmet me magnitudë 5.0 Rihter është regjistruar mbrëmjen e sotme në brigjet e Santorinit. Lëkundjet janë ndjerë edhe në Athinë. Protothema.gr bën me dije se...

Numërimi i votave në Kosovë, KQZ përballet me probleme teknike në faqen ‘online’

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë po has vështirësi teknike në sistemin online të përditësimit të rezultateve zgjedhore. Ky problem ka shkaktuar vonesa në...

Kujdes! Kjo është lista e vendeve më të rrezikshme për udhëtim në vitin 2025!

Një studim i ri ka zbuluar vendet më të rrezikshme për t’u vizituar në vitin 2025. Sipas ‘The Independent’, vlerësimi vjen bazuar në një sërë...

Lajme të tjera

Web TV