Kush janë 3 vendet e mundshme që po diskutohen për zhvendosjen e palestinezëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Propozimi nuk është finalizuar, por Izraeli po bën gati planin për dëbimin e palestinezëve nga Gaza. Ministri i mbrojtjes, Israel Katz, urdhëroi ushtrinë që të përgatisë një plan për të mundësuar “zhvendosjen vullnetare të popullatës nga Rripi i Gazës”, pas deklaratave të presidentit amerikan, Donald Trump, për boshatisjen dhe rindërtimin e enklavës së shkatërruar nga lufta.

Këtë e raportojnë mediat e shteti hebre. “Popullatës në Gaza duhet t’i mundësohet të gëzojë lirinë e lëvizjes dhe të emigracionit”, thekson Katz. Në të njëjtën kohë, ministri pretendon se do të vihet në zbatim propozimi për rindërtimin e një Gaze të çmilitarizuar, në epokën pas Hamasit, “një projekt që do të marrë shumë vite për t’u përfunduar”.

Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, është takuar me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu, dhe i ka ofruar mbështetjen e plotë të SHBA-ve, teksa bëri thirrje për zgjidhje inovatore për Gazën. Sakaq, mediat ndërkombëtare po raportojnë se administrata Trump po vlerëson 3 zona të mundshme për të strehuar refugjatët e enklavës palestineze, pasi presidenti prezantoi planin e tij, siç tha për ta shndërruar Gazën në Rivierën e Lindjes së Mesme. Pas refuzimit nga Egjipti dhe Jordania, tashmë po vlerësohen shtete si Maroku, Somaliland dhe Puntland. Ajo që është e përbashkët mes këtyre opsioneve, sipas raportimeve, është nevoja e fortë për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, pasi dy territoret po kërkojnë njohjen ndërkombëtare dhe Maroku ka një kontest territorial mbi Saharanë Perëndimore.

Megjithatë, Irani është bërë shteti më i fundit që refuzon kategorikisht planin e Trump për dëbimin e palestinezëve, që është dënuar nga mbarë bota Arabe, Bashkimi Europian, Kina, Rusia dhe Britania. Duke parë reagimet që ka nxitur, sekretari amerikan i shtetit, Marco Rubio, ka nxituar që sqarojë se plani i Trump për Gazën nuk duhet të merret si një lëvizje armiqësore.

Lexo edhe :  “Largohuni tani urgjent!” Rusia pushton qytetin strategjik ukrainas

“Është e qartë se personat duhet të jetojnë në ndonjë vend tjetër sa të ndodhë rindërtimi. Por ajo që Trump ka ofruar me bujari të madhe është heqja e bombave, rimëkëmbja infrastrukturore, rindërtimi i shtëpive dhe bizneseve, në mënyrë që personat të mund të kthehen”, theksoi Rubio. Kjo lëvizje është lexuar si një tërheqje taktike e SHBA-ve nga plani./e.t

Të fundit

Ish-drejtuesi i KGB-së: Ja pse Trump dhe Putin po përdorin të njëjtën strategji

Nga Marco Imarisio, Corriere della Sera Yevgeny Savostyanov, ish-kreu i KGB-së në Moskë dhe më pas një teknik me një...

“49 mijë dosje te Përmbarimi”/ Kreu i institucionit: Një pjesë do të fshihen

Sikurse në gjykata që janë mbushur me stok dosjesh, edhe Shërbimi Përmbarimor Shtetëror është prekur nga i njëjti fenomen.Gati 49 mijë dosje po evadohen...

Graciani 8 vjeç u shpall bashkë-perandor nga babai i tij perandori romak Valentinian I

 viti 367 e.s. Në vitin 367, Graciani, djali i perandorit romak Valentinian I, u shpall bashkë-perandor nga vetë babai i tij, në një moshë jashtëzakonisht...

Horoskopi ditor, 4 Gusht 2025

Dashi Dashuria: Fillimi i një dite pozitive. Sipas horoskopit rreth dashurisë edhe nëse do të ketë tensione ato nuk do të ndikojnë në qetësi. Nëse...

Skandal në Ukrainë, arrestohen 4 qeveritarë, abuzuan me dronët

Autoritetet ukrainase kanë kryer katër arrestime pas zbulimit të një skandali të ri korrupsioni që përfshin kontrata të fryra për prodhimin e dronëve, të...

Lajme të tjera

Web TV