SPAK në kërkim të diplomës së humbur!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Lutfi Dervishi

Në një zhvillim që do t’i bënte xheloz edhe skenaristët e Hollywood-it, SPAK-u ka nisur një hetim epokal mbi një nga misteret më të mëdha të historisë shqiptare: a ka dhe, nëse ka, ku është diploma e maturës e Belind Këlliçit?
Ky hetim i thelluar, më intrigues se kodi i Da Vinçit dhe më i ndërlikuar se dosjet e Sigurimit, solli thirrjen e nëndrejtoreshës së shkollës “Harry Fultz” në prokurorinë speciale.

Kjo “diplomë”, me sa duket, është më e shenjtë se Kushtetuta dhe më e vështirë për t’u gjetur se thesari i Ali Pashë Tepelenës apo ai i pronarëve te incineratoreve. Këtu bëhet fjalë jo për krim intelektual në tentative, por për krim të konsumuar të një të riu intelektual.

Burime te paidentifikuar brenda SPAK-ut bëjnë me dije se agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë sekuestruar të gjitha regjistrat e shkollës, listat e mungesave, fletoret e pune dores të shkollës fillore dhe, sipas po ketyre burimeve, është siguruar edhe ditari e një shoqe klase që mbante shënim se kush bënte kopje në provim. Operacioni i koduar “Maturanti i pa maturuar” është vetëm fillimi i një sage epike.

Disa burime konfidenciale brenda institucionit të akuzës thonë se është urdhëruar një analizë forensike e bojës së përdorur në diplomën e Këlliçit, për të zbuluar nëse është shkruar në vitin përkatës, apo është një falsifikim i rëndomtë me “Photoshop.” Për arsye sigurie, analiza do të bëhet në një laborator të një vendi partner!

Paralelisht, një grup ekspertësh të mirëpergatitur po shqyrton me lupë firmën e drejtorit të shkollës. Fakti që Kelliçi ka mbaruar Universitetin në SHBA e bën investigimin edhe më kompleks, por lajmi i mirë është se hetimi ndodhet në një fazë të avancuar dhe, aktualisht, po procedohet me thirrjen e dëshmitarëve.

Nëndrejtoresha e shkollës, e thirrur në SPAK për të zbardhur këtë enigmë, u pa sot duke hyrë në godinën e prokurorisë me një dosje në dorë dhe një shikim të ngarkuar me përgjegjësi historike.

Lexo edhe :  Partiçkat

Për momentin ka vetëm pyetje: Çfarë ndodhi realisht në “Harry Fultz”?

A është diploma një mit i trilluar për të trullosur tutkunët, torollakët dhe tyryfylët apo testi i vërtetë për SPAK? A mund të quhet një person SE eshte i arsimuar nëse nuk ka një copë letër që e vërteton kete? Pyetje më të rëndësishme se këto nuk janë bërë që nga koha kur Platoni ngriti dilemën e shpellës. Megjithë debatin e nxehtë, një gjë është e qartë për të gjithë: pa u hedhur dritë mbi këtë mister, themelet e republikës nuk janë më të sigurta.

BE ka paralajmëruar se nëse nuk i shkohet deri në fund kësaj dosje, nuk do të hapen grup-kapituj të rinj dhe do të pezullohet puna me kapitujt 23-24 që lidhen me gjyqësorin dhe shtetin e së drejtës. SPAK-u ka hapur një numër të veçantë emergjence: 0800- 999 dhe qytetarët janë të ftuar për të dhënë çdo informacion rreth Belind Këlliçit që pretendon të ketë master në Harvard.

Ndërkohë, publiku pret me frymën pezull: dhe tri pyetje qëndrojnë mbi qafen e tij si shpata e Damokleut: A do të gjendet diploma? A do të rrëfejë nëndrejtoresha sekretin e madh? Çfarë do të ketë episodi i ri i sezonit: “krime intelektuale”.

Përgjigjet nuk janë të lehta, por një gjë është e sigurt: në Shqipëri askush nuk ka më nevojë për t’u abonuar në Netflix. Mjafton të shohësh lajmet. Në fund të fundit, drejtësia vonon, por nuk harron… sidomos kur bëhet fjalë për një diplomë gjimnazi që rrezikon jo vetëm të sotmen, por edhe të ardhmen euro-atlantike të kombit!/   S,M

Të fundit

Varrezat e makinave nuk do të lejohen më, ja çfarë ka planifikuar Qeveria

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi masa edhe për “varrezat” e makinave, teksa tha se jemi i vetmi vend në Evropë që i...

Kthyen ‘përmbys’ shkollën 9-vjeçare në Pogradec, procedohen dy të mitur

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për 2 shtetas të mitur. Dy të miturit dyshohet se kanë...

Doni të dini pse izraelitët janë indiferentë ndaj Gazës? Shihni televizionin e tyre

Roy Schwartz Ndonjëherë, lajmi më i rëndësishëm është ai që nuk shfaqet fare në tituj. Kjo ndodhi të premten e kaluar në edicionin e lajmeve...

Anëtarësimi në BE/ Ambasada Gjermane: Berlini është përkrah Shqipërisë

Ambasada e Gjermanisë në Tiranë ka rikonfirmuar mbështetje të fortë për Shqipërinë dhe të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor në përpjekjet e tyre për...

Shqipëria me nivelin më të lartë të planeve për emigrim në CESEE, 10 % ikin brenda vitit

Rreth 33% e shqiptarëve e konsiderojnë emigrimin përkohësisht ose përgjithmonë brenda dhjetë viteve të ardhshme, ndërsa 10 për qind e tyre synojnë largimin brenda...

Lajme të tjera

Web TV