Misioni i ri i NATO-s: “Roja e Baltikut”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vendet e NATO-s kanë nisur një operacion të ri që synon rritjen e mbikëqyrjes dhe shfaqjen e një pranie më të fortë në Detin Baltik. Shkak është shtimi i rasteve të dëmtimeve të infrastrukturës nënujore në rajon.

Shtetet anëtare të NATO-s po marrin pjesë në një mision të ri, i cili ka qëllim të rrisë mbikëqyrjen dhe të shfaqë një prani më të fortë në Detin Baltik.

Anija ushtarake gjermane “Roja e Baltikut” me ekuipazhin e saj prej 60 vetash do të patrullojë në Detin Baltik gjatë 8 javëve të ardhshme.

Që prej vitit 2023 infrastruktura nënujore në rajon, si ajo e telekomunikacionit, elektricitetit dhe linjat e karburantit në Detin Baltik janë “ndërprerë”. Në shumicën e rasteve kryesisht nga anije tregtare që vinin nga Rusia.

Nuk është ende e qartë nëse këto kanë qenë veprime të qëllimshme sabotazhi apo kanë ardhur si pasojë e neglizhencës. Por vendet e NATO-s duan ta mbikëqyrin më shumë rajonin.

Incidente të ripërsëritura

“Nuk mund të them se situata është jashtëzakonisht e tensionuar. Por ne kemi vërejtur edhe në kontekste të tjera se aftësia e NAT0-s për të reaguar dhe siguria e rrugëve detare në Detin Baltik janë në rrezik.” – thotë Marc T. Tippner, komandant i anijes.

Sipas tij ka incidente të ripërsëritura, autorësia e të cilave nuk është krejt e qartë.

Shtetet e NATO-s mendojnë se një prani më e fortë në rajon mund të ndihmojë për parandalimin e incidenteve të tjera./DW/

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV