“Shkurti, me temperaturat më të ulëta në 5 vite”/ Ç’na pret për Shën Valentin?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Meteorologia Tanja Porja ka zbuluar sesi do të jetë moti gjatë ditëve në vijim në Shqipëri.

Porja tha se shkurti pritet të jetë me temperatura të ulëta, që do të shkojnë deri në -7 gradë celcius, që sipas meteorologes, do të jetë niveli më i ulët i temperaturave që ky muaj ka shënuar gjatë 5 viteve të fundit.

Ajo shtoi gjithashtu se reshjet e shiut gjatë muajit shkurt do të jenë të pakta dhe kryesisht rreth datave 18-22 shkurt.

Po ashtu Porja zbuloi sesi do të jenë kushtet e motit gjatë 14 shkurtit, ditës së të dashuruarve, që sipas saj, do të jetë me diell dhe temperatura të ulëta.

“Kanë munguar reshjet gjatë muajit shkurt. Do të vijojnë të mungojnë. Kjo nuk do të thotë që nuk do të kemi fare reshje. Presim 3 ditë me reshje, të cilat do të bien mes datave 18-22 shkurt. Ndërsa deri në datën 18 prezenca e reshjeve është e papërfillshme, afatshkurtër dhe jo në të gjithë territorin shqiptar. Temperaturat do të jenë të ulëta në ditët në vijim.

Kemi temperatura -4, -5, por edhe -6 dhe -7 gjatë ditëve në vijim. Kemi vetëm një ngrohje krejt të lehtë dhe të përkohshme gjatë datave 15-17, gjë e cila sjell një 2-3 ditor me reshje më pas. 14 shkurti do të jetë me diell dhe i ftohtë, ashtu si ka qenë në 90 % të 14 shkurteve që unë mbaj mend.

Unë besoj se në orët e mesditës, shtuar edhe nxehtësinë që shton dita e të Shën Valentinit, do mund t’i heqim xhupat fare në mesditë. Jo vetëm në vlerat minimale, por edhe orët e mesditës nuk do të sjellin një ndryshim shumë të madh. Në ditët e fundit të shkurtit termometri shënon sërish rënie të vlerave termike. Shkurti përmbyllet me temperatura më të ulëta sesa të paktën në këto 5 vitet e fundit”, tha meteorologia Porja./e.t

Të fundit

Dyshohen për vrasjen në Skënderaj, babë e bir lihen në paraburgim

Gjykata Themelore në Mitrovicë, Departamenti për Krime të Rënda, u ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji –...

A e dinit? Historia e veçantë që fshihet pas trëndafilit të kuq për Shën Valentin

Tradita e dhurimit të trëndafilave për Shën Valentinin ka një kuptim të thellë simbolik. Trëndafili i kuq, që është simboli i dashurisë, ka një...

Në Ditën e Shën Valentinit, Capital T konfirmon lidhjen e shumëpërfolur me Adrola Dushin

Reperi i njohur shqiptar, Capital T, ka bërë që rrjetet sociale të “vlojnë” me komente pas një postimi misterioz në Ditën e Shën Valentinit,...

Pavarësia pa UÇK/ Veteranët: Vetëvendosja na ka ofenduar

17 shkurti shënon 17 vite pavarësi të shtetit më të ri në Europë, Kosovës. Por kjo datë, që do te duhej të ishte festë...

“Kane blerë veshje firmato,”në dollapin e Xoxe, SPAK ka gjetur vetëm rroba të markës Zara

Shqiptarja.com siguron një kopje të procesverbalit të BKH-së, gjatë kontrollit të banesës ku evidentohet se në dollapin e bashkëshortes së kryetarit të bashkisë Erion...

Lajme të tjera

Web TV