Maqedoni e Veriut/ Shqiptarët përjashtohen nga institucionet e shtetit, BDI ngre alarmin!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ngre alarmin se shqiptarët po përjashtohen nga institucionet kyçe të shtetit.Përmes një deklarate kreu i BDI-së Ali Ahmeti thotë se kanë informuar zyrtarisht Bashkimin Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretërinë e Bashkuar dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë

Përmes njoftimit të publikuar në rrjetet sociale BDI shprehet se “zhvillimet e fundit tregojnë një prirje shqetësuese të kundërt, me përjashtim sistematik të shqiptarëve në shumë sektorë kyçë të qeverisjes dhe administratës publike”.

Postimi i plotë: 

BDI informoi BE-në, SHBA-në, Mbretërinë e Bashkuar dhe partnerët ndërkombëtarë për përjashtimin sistematik të shqiptarëve nga institucionet shtetërore, duke rrezikuar strukturën multietnike të shtetit!

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka informuar zyrtarisht Bashkimin Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretërinë e Bashkuar dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë mbi shqetësimet e thella në lidhje me përjashtimin sistematik të shqiptarëve nga institucionet kyçe të shtetit në Maqedoninë e Veriut.

Për më shumë se dy dekada, përmes përpjekjeve të përbashkëta me komunitetin ndërkombëtar dhe zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit, është bërë përparim i rëndësishëm në integrimin e popullit të dytë më të madh në vend në strukturat shtetërore.

Megjithatë, zhvillimet e fundit tregojnë një prirje shqetësuese të kundërt, me përjashtim sistematik të shqiptarëve në shumë sektorë kyçë të qeverisjes dhe administratës publike.

Në fushën e kulturës, ndarja e fundit e fondeve shtetërore tregon një mospërfaqësim të dukshëm të  shqiptarëve, ku projektet shqiptare kanë marrë më pak se 12% të buxhetit, ndonëse shqiptarët përbëjnë midis mbi 29% të popullsisë së vendit.

Kjo ngre shqetësime serioze mbi qëndrueshmërinë e institucioneve kulturore shqiptare dhe mbështetjen e barabartë të barazisë kulturore në Maqedoninë e Veriut.

Në sektorin e mbrojtjes dhe sigurisë, situata paraqitet edhe më alarmante:

Asnjë shqiptar në mesin e 10 drejtorëve të drejtorive në Ministrinë e Mbrojtjes.

Asnjë shqiptar në mesin e 29 udhëheqësve të njësive brenda ministrisë.

Vetëm 1 shqiptar mes 12 këshilltarëve kryesorë të ministrisë.

Këto të dhëna dëshmojnë një proces sistematik të përjashtimit të shqiptarëve nga rolet vendimmarrëse në institucionet shtetërore, i cili vë në pikëpyetje përkushtimin e qeverisë ndaj qeverisjes gjithëpërfshirëse dhe respektimit të Marrëveshjes së Ohrit.

Me këtë po rrezikohet struktura multietnike e shtetit

Kjo prirje e organizuar e marginalizimit nuk është një fenomen i izoluar, por një zhvillim sistematik që kërcënon barazinë institucionale dhe procesin e integrimit euroatlantik të vendit.

Maqedonia e Veriut ka përfituar ndihmë të madhe nga partnerët ndërkombëtarë për të ndërtuar institucione të barabarta dhe gjithëpërfshirëse, por këto parime po sfidohen drejtpërdrejt përmes këtyre vendimeve të fundit.

BDI u bën thirrje Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mbretërisë së Bashkuar dhe partnerëve të tjerë ndërkombëtarë, të cilët kanë luajtur një rol të rëndësishëm në ndërtimin e institucioneve gjithëpërfshirëse në Maqedoninë e Veriut, që të trajtojnë këto shqetësime përpara se të bëhen strukturore dhe të vështira për t’u rikthyer.

Sigurimi i përfaqësimit të drejtë dhe shmangia e margjinalizimit institucional janë thelbësore për rrugëtimin e Maqedonisë së Veriut drejt një të ardhme të qëndrueshme, demokratike dhe evropiane.

Të fundit

6 këshilla si të mbrohemi gjatë ditëve të nxehta të verës

Europa dhe vendi ynë po përjetojnë ditët më të nxehta të vitit deri më tani, prandaj kujdesi për shëndetin...

“Amerika ka lidhje me Shqipërinë për arsye gjeopolitike, Ballkani dhe Rusia…”

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndikimi historik i fuqive të mëdha dhe sfidat gjeopolitike në rajon, ishin në qendër të...

“Futbolli do të të kujtojë gjithmonë”, fjalët e Arne Slot për Diogo Jota përlotin botën

Arne Slot, trajneri i Liverpoolit, i shprehu ngushëllime familjes së sulmuesit Diego Jota, i cili ndërroi jetë këtë të enjte, nga një aksident tragjik....

Liverpool thyen rregullin e Premier League, ja vendimi i madh në nder të Diogo Jotas

Liverpool konfirmoi sot se fanella e portugezit do të “pensionohet përjetë”, një vendim emocional që tekniko-ligjërisht bie ndesh me rregullat e Premier League, e...

Debate për ligjin e Trump, Dhoma e Përfaqësuesve diskuton draftin e shpenzimeve

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka nisur diskutimet për ligjin për shpenzimet dhe taksat, i hartuar nga administrata e Donald Trump e...

Lajme të tjera

Web TV