A ishte Richard Grenell, njeriu që afroi Edi Ramën me Sali Berishën?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në realitet Grenell, është i vetmi nga personazhet e rëndësishme amerikanet që ka hedhur ndonjë fjalë pro Sali Berishës. Ka një “rastësi” në këtë mes, pasi afrimi i Sali Berishës, apo më mirë i ambientit të tij me kryelobistin e Aleksandër Vuçiç ka ndodhur pikërisht pas afrimit me Edi Ramën….

Në cirkun e turpshëm të Richard Grenell ndaj Albin Kurtit, është vënë re një heshtje plotë e opozitës shqiptare, posaçërisht Sali Berishës. Por natyrisht edhe e Ilir Metës, që shkruan apo autorizon herë pas here nga burgu për të shkruar në emër të vet, apo dhe politikanëve të tjerë opozitarë.

Një shans i munguar për të ndjekur një politikë, që Sali Berishës i ka rritur pikët dikur, duke tentuar të konsiderohet si një faktor rezistence i ndarjes eventuale të Kosovës.

Heshtja e Sali Berishës, që duket hapur se është e mirëmenduar, duket ka një arsye të fortë. Arsye që lidhet me pazare e negociata naive që njerëzit e tij, po i bëjnë me lobistin më të afërt të Aleksandër Vuçiçit në SHBA.

Nga ana tjetër, Berisha, përkrahu gjithashtu vendimin e qeverisë shqiptare për të shpallur investitor strategjik dhëndrin e Trump në Sazan. Një vendim të njëjtë ka marrë paralelisht edhe Vuçiç në Beograd.

Ka rreth dy vite, përkatësisht që pas shpalljes ‘Non Grata’, që marrëdhëniet e enturazhit familjar të Sali Berishës me Richard Grenell janë shtuar shumë. E gjitha ka ndodhur përkatësisht pas largimit apo ftohjes së Evi Kokalarit me doktorin. E cila, pasi u zhgënjye ngaqë Berisha nuk e kandidoi në Tiranë në 14 maj 2023, i ‘bëri naftën’ atij dhe familjes së tij.

Nuk dihet ekzaktësisht, nëse ka qenë Grenell promotori apo nxitësi i Kokalarit, që të mos e fuqizojë atë politikisht, apo njerëzit e Berishës e kanë bërë këtë për ta afruar më shumë njeriun e afërt të Trump.

Por në realitet Grenell, është i vetmi nga personazhet e rëndësishme amerikanet që ka hedhur ndonjë fjalë pro Sali Berishës.

Lexo edhe :  5 horra me uniformë mësynë brenda qelisë së Metës,Tedi Blushi:Kontroll me urdhër të Ramës

Sipas të gjitha gjasave ai është nën lobimin e njerëzve afër doktorit, por kjo duket se nuk ka ndodhur zytarisht, e palët do ta mohojnë nëse do të ketë ndonjë interesim të tillë.

Ka një “rastësi” në këtë mes, pasi afrimi i Sali Berishës, apo më mirë i ambientit të tij me kryelobistin e Aleksandër Vuçiç ka ndodhur pikërisht pas afrimit me Edi Ramën.

Ka qenë pikërisht në këtë kohë që ndodhën një seri disa ngjarjesh, që nga aministia e parë anti-SPAK, e deri tek rikthimi i vulës në mënyrën më flagrante.

E po të shikosh me kujdes, pikërisht në kohën e vulës, Richard Grenell ka qenë disa herë në Tiranë, ku ka lënë edhe shenjat përkatëse virtuale.

Kur postonte shpesh nga qendra kryeqytetit, duke i bërë reklamë bumit turistik të Shqipërisë. Ndërkaq, po në atë kohë, Grenellit ju ngjitën edhe mjaft biznesmenë, për të bërë të mundur që ta përdornin si negociator me Edi Ramën.

Ndërkaq, marrëdhëniet Rama-Berisha, që prej atëherë kanë njohur një rritje e pandërprerë, si në planin politik, aq edhe në atë ekonomik. Ku siç u tha dhe dolën letrat, doktori, më saktë njerëz afër të birit janë brenda tek ndërtimi i një kulle të madhe në qendër të Tiranës.

A ka dorë edhe në këtë negocim, kaliforniani i Vuçiçit, që ka më shumë frajer Sasha Malin e Gjuriçin? Kjo duhet parë, po fakt është se kur hyjnë në lojë lobistë të tillë të fuqishëm, ata hyjnë në deal-e jo me gogla, por që fshehin pazare të mëdha. Ndoshta “Non Gratën”, nuk ja heq dot doktorit, por e ka afruar me Ramën, çka ka sjellë jo pak favore, si zerimi i opozitës tjetër, ashtu edhe lirimi nga arresti, apo edhe hyrja në lojën e milionave me anë të kullave. /    S,M

Të fundit

Këto janë 5 vendet më të rrezikshme në botë, s’do të ktheheni të gjallë nëse shkelni atje

Bota është e mbushur me peizazhe mahnitëse, por disa prej tyre mbajnë kushte kaq ekstreme sa mbijetesa bëhet pothuajse...

PAMJET/ Aksidentohen dy makina në kryeqytet, pasi u përplasën përfunduan në…

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Don Bosko të Tiranës. Burime për News 24 bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur pranë...

VIDEO/ Berisha mesazh shqiptarëve në Gjermani: Votoni CDU dhe kancelarin Fridrich Merz

Kryetari i PD, Sali Berisha, i është drejtuar me një mesazh shqiptarëve që jetojnë në Gjermani, duke i ftuar të votojnë aleatin e demokratëve,...

Plasin dënimet për derbin e kryeqytetit, pezullime për protagonistët e Partizani-Tirana

Komisioni i Disiplinës i mbledhur sot, ka shqyrtuar ngjarjet e fundjavës në futbollin shqiptar me një vëmendje të veçantë te derbi i kryeqytetit i...

Dyshohen për vrasjen në Skënderaj, babë e bir lihen në paraburgim

Gjykata Themelore në Mitrovicë, Departamenti për Krime të Rënda, u ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji – B.I. dhe H.I – të...

Lajme të tjera

Web TV