Kosova duhet të tregojë me votë mirënjohjen ndaj SHBA

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Kreshnik Spahiu

Sapo lexova një pyetsor me fëmijët shqiptar në diasporë. Ndër ato ishte Pyetja: “Kush e ngriti flamurin kombëtar në Vlorë ditën e pavarësisë?”

23% e përgjigjeve ishte: “Flamurin e ngriti Albin Kurti.”

U trishtova shumë dhe kuptova me një fjali të gjithë injorancën shoqërore dhe prapambetjen politike ku është zhytur populli shqiptar i Kosovës.

50% e tyre sot e quajnë Albin Kurtin legjendën historike dhe figurën e pazëvendësueshme të kombit shqiptar por pa dhënë asnjë argument:

– Albini nuk është çliruesi i Kosovës

– Albini nuk është themeluesi Republikes

– Albini nuk është nënshkruesi pavarsisë

– Albini nuk është krijuesi i shtetit

– Albini nuk është lobuesi i njohjes Kosovës

E gjithë historia Kosovë është rrafshuar për disa shqiptar truthar dhe viti zero fillon ditën e Albinit Kryeministër.

Pa dyshim Albini përfiton nga konsumi i ish-qeveritave të korruptuar që u pasuruan pas lufte, por kjo nuk zhbën historinë e lavdishme të Rugovës dhe liderve të UÇK.

Albin Kuri publikisht ka thënë: “Pse disa shqiptare janë të gatshëm ti falin krimet dhe borxhet Serbisë, por nuk janë të gatshëm me ti fal 2000 euro nëse dikush ti kanë borxh”

Ide e shkëlqyer por Albini harron që borxhet duhen kërku, por edhe duhen kthyer.

Në psikollogjinë e Albin Kurtit dhe aktivistëve të VV është ngulit ideja që Kosova s’ka borxhe por të tjerët i kanë borxhe.

Albini thotë: Ne shqiptarët as 2000 euro nuk to falim borxh, por harron sa miliarda euro ka shpenzuar Amerika për:

– luftën në Kosovë

– Çlirimin e Kosovës

– Ndërtimin e institucioneve

– Pavaresine e Kosoves

– Mrojtjen e Kosoves dhe bazat ushtarke

– Ndihmat per Kosoven

Lexo edhe :  Kot i mbajnë shpresat Saliu dhe të korruptuarit te Amerika, SPAK nuk do të ‘tradhtohet’!

SHBA dy ditë më parë i kujtoj Kosovës borxhet. Kosove ishte e para në Ballkan. Vetëm për 4 vitet e fundit të Albin Kurtit ka shpenzuar 558.000 milion euro.

Pyetja që shtrohet: A është gati populli Kosovës të kthej borxhin Amerikës?

Format e kthimit borxhit janë tre:
1- Politikisht
2- Ekonomikisht
3- Territorialisht

Fatmirësisht deri në këto momente administrata Trump i ka kërkuar Kosovës që borxhi të kthehet sipas pikës 1. (Politikisht), duke mos e votuar Albin Kurtin. Mbetet në duart e shqiptarve të zgjedhin më mënyrën e kthimit borxhit.Nëse nuk zgjedhin borxhin politikisht, mos çuditen që pas një muaji, Trump ta ul në tavolinë Albin Kurtin dhe ti thotë njësoj si Zelenskit, nëse doni tju mbrojmë çfarë na ofroni nga pasuritë e Kosovës. Atëherë do jetë vonë jo për Albinin por për atë pjesë të popullit që nuk zgjodhi kthimin e borxhit politikisht.

Ata duhet kishin zgjedhur perëndimin, jo Albinin. Por kjo është e vështirë për ta kuptuar ata që nuk njohin borxhet Amerikës dhe kanë ilizionet e ndihmave qyl, sikur e kanë meritu që populli amerikan të paguante miliarda euro për disa mijëra njerëz mosmirënjohës. Ka ardhur koha me kuptu që Kosova s’ka qare me harru dhe me kalu pa i la borxhet Amerikës.

Borxhi është borxh dhe duhet kthy. Liria është e shtrenjtë dhe duhet pagu./     S,M

Të fundit

Edhe pse të ndarë, Mevlani tregon pse i dërgoi Livias mesazh në Big Brother

Ish-konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Mevlan Shaba, pranoi se i ka dërguar mesazh në ‘Big Love’ Livia Brungës. Ndonëse...

Deklarata e sekretarit amerikan: Ruajtja e kufijve të vitit 2014 në Ukrainë, e pamundur

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth ka thënë se është “joreale” të pritet që Ukraina të kthehet në kufijtë e saj të para vitit...

KLP: Qeveria të respektojë pavarësinë dhe integritetin e tyre profesional

Pas Këshillit të Lartë Gjyqësor, ka reaguar sot (12 Shkurt) edhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, që bëri...

Bashkia me kryetar të ri/ Si paraqitet atmosfera, pas komandimit të Anuela Ristanit

Në bashkinë e Tiranës, sot ka qenë një ditë normale pune. Gazetarja Ajgena Korbi raporton se kryetarja e deleguar, Anuela Ristani  ka qene në zyrë...

Kthehet në Amerikë mësuesi i liruar nga Rusia, pritet nga presidenti Donald Trump

Presidenti Donald Trump priti mbrëmë vonë në Shtëpinë e Bardhë mësuesin amerikan . pas lirimit të tij nga Rusia ku ishte arrestuar që nga gushti...

Lajme të tjera

Web TV