Zëdhënësi i KQZ në Kosovë, Valmir Elezi ka mbajtur konferencën e parë për mediat, ku ka dhënë detaje nga nisja e procesit të votimit.
Sipas tij votimi ka nisur në të gjitha qendrat, ndërsa theksoi se përveç votimit të rregullt në këto qendra, KQZ ka caktuar edhe 38 qendra te votimit me kusht nga një për cdo komunë.
Po ashtu, Elezi u shpreh se janë 1 970 944 votues, 28 subjekte politike dhe 1279 kandidatë.
“Në të gjitha qendrat e votimi ka filluar procesi i votimit. Përveç votimit të rregullt në këto qendra, KQZ ka caktuar edhe 38 qendra te votimit me kusht nga një për cdo komunë. Numri i shtetasve të Kosovës me të drejtë votë eshtë 1 970 944 votues. Numri i subjekteve që marrin pjesë është 28, nga këto 20 janë parti politike, 5 koalicione, dy nisma qytetare dhe një kandidat i pavarur. Numri i kandidatëve është 1279 kandidatë. KQZ u bën thirrje qytetarëve me të drejtë vote që ta shfrytëzojnë të drejtën kushtetuese”, tha Valmir Elezi zëdhënësi i KQZ./k.k