Një sherr mes disa personave ka ndodhur në Durrës, ku ka patur edhe të shtëna me armë zjarri.
Policia thotë se për këtë ngjarja ka arrestuar tre persona, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Policia sqaron se shtetasit e përfshirë në konflikt të cilët dyshohet se kishin qëlluar me armë gjatë konfliktit, kur kanë konstatuar shërbimet e Policisë janë larguar me shpejtësi me një automjet, të cilët janë identifikuar dhe shpallur në kërkim dhe konkretisht shtetasit H. Ll., dhe K. S.
Po nga veprimet ka rezultuar se shtetasit H. Ll., dhe K. S, të cilët janë shpallur në kërkim, janë konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin G.Z, të cilin e kanë dëmtuar me sende të forta dhe gjatë konfliktit kanë qëlluar me armë zjarri në ajër për ta kanosur atë, thote policia.
Njoftimi:
U konfliktuan me sende të forta dhe njëri prej tyre qëlloi me armë zjarri kallashnikov në ajër, ndërhyrja e menjëhershme e Policisë parandaloi përshkallëzimin e konfliktit ndërmjet disa shtetasve.
Vihen në pranga 3 shtetas për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe Moskallëzimi i krimit”.
Shpallen në kërkim 2 shtetas të cilët dyshohet se qëlluan me armë zjarri dhe u konfliktuan me një 48-vjeçar.
Salla operative e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, ka marrë njoftim se në lagjen nr. 18, disa shtetas po konfliktoheshin me njëri – tjetrin dhe është qëlluar me armë zjarri. Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë me qëllim parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit dhe arrestimin autorëve.
Shtetasit e përfshirë në konflikt të cilët dyshohet se kishin qëlluar me armë gjatë konfliktit, kur kanë konstatuar shërbimet e Policisë janë larguar me shpejtësi me një automjet, të cilët janë identifikuar dhe shpallur në kërkim dhe konkretisht shtetasit H. Ll., dhe K. S.
Në vijim të veprimeve hetimore, janë vënë në pranga shtetasit:
G. Z., 48 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
S. Sh., 38 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Veprime qe pengojnë zbulimin e se vërtetës” dhe Moskallëzimi i krimit”.
J. Z., 26 vjeçe, banuese në Durrës, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Po nga veprimet ka rezultuar se shtetasit H. Ll., dhe K. S, të cilët janë shpallur në kërkim, janë konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin G.Z, të cilin e kanë dëmtuar me sende të forta dhe gjatë konfliktit kanë qëlluar me armë zjarri në ajër për ta kanosur atë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme./k.k