Aventura e Orges Shehit te Tirana duket se është mbyllur. Mësohet se mes palëve nuk është arritur një akord për të rinovuar kontratën, e cila skadonte në fund të këtij sezoni.
Shehi dhe drejtuesit kryeqytetas kanë pasur një takim së fundmi, për të diskutuar një rinovim të mundshëm, pro nuk kishte marrëveshje.
Në këtë situatë, palët pritet të ndahen. Shehi u afrua te Tirana në muajin shkurt dhe ia doli të sigurojë mbijetesën.
E ardhmja e teknikut durrsak pritet të jetë në Kosovë. Sipas raportimeve të fundit, thuhet se Shehi ka arritur një akord me Prishtinën./mxh
