Fallciteti i PD

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga ARTUR AJAZI

Janë fallco edhe në Parlament, edhe në protesta. Janë fallco në selinë e partisë edhe në takime me votuesit, kur kthehen  pas 4 vitesh mungesë. Janë fallco kur shprehin “indinjata dhe zemërata”, edhe pse punojnë nën “rrogoz” për interesat e tyre. Janë fallco kur bëjnë fushata, propogandë, kur bëjnë thirrje për protesta, aq sa janë fallco dhe të pabesueshëm kur thonë se “11 Maj, është fundi i pushtetit të Edi Ramës”. Janë fallco kur u bëjnë thirrje demokratëve (që i harruan për 4 vjet) apo më keq Akoma emigrantëve “të regjistrohen dhe të votojnë për PD”. Janë fallco kur flasin për “rrogat dhe pensionet e larta kur të marrim pushtetin”. Janë fallco kur premtojnë “barazi në tendera kur të vijmë në pushtet”, apo dhe “luftë ndaj kurrupsionit pas 11 Majit”. Janë fallco kur dalin në bulevarde dhe sheshe para bashkisë Tiranës, kur nxjerrin dhe tundin para kamerave “letra dhe dosje korrupsionit”. Janë po aq fallco kur njëherë e shajnë dhe telendisin Altin Dumanin, dhe pastaj “lëpijnë atë që pështyjnë”. Janë fallco dhe të pabasueshëm, kur shajnë ambasadorët e SHBA, dhe vendeve të tjera euriopiane, dhe pastaj kthehen dhe thonë se “i kemi miq, kemi marrëdhënie të mita me ata”. Janë fallco dhe hipokritë, kur u sulen ministrave dhe zv.kryeministrave,  dhe pastaj u servilon atyre për “intervista nga mërgimi” ku bëjnë jetë mondane. Natyrshëm lind pyetja. Pse kaq fallco kjo parti, këta drejtues dhe dirigjues të paaftë  të një force politike ? Pse nuk u bënë qoftë edhe 1 herë të vetme, parti e përgjegjshme, e besueshme, serioze, korrekte ? Padyshim, kush është afruar dhe është bërë pjesë e saj në 2-3 dekadat e fundit, ka pësuar transformimin e nevojshëm të imponuar nga Berisha. Ata janë të gjithë “Një”, grusht bashkuar rreth Berishës, njeriut që fallcitetin e ka motivin e përditshmërisë tij politike. Le ta mbajnë, se u duhet. Le ti besojnë se ndoshta i bie në pushtet, ndoshta nga viti 2040.

Të fundit

Banka Botërore miraton huanë 120 mln USD për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë!

Shqipëria duhet të përgatitet për anëtarësimin në BE, dhe zhvillimi ekonomik, menaxhimi fiskal dhe rritja e të ardhurave duhet të...

Aeroplanmbajtësja ‘përbindësh’ e SHBA, Harry S. Truman përplaset në Detin Mesdhe

Aeroplanmbajtësja USS Harry S. Truman u përplas me një anije të madhe tregtare të mërkurën mbrëma në afërsi të Port Said, Egjipt, në Detin...

Doktor se bëjmë shaka aty brenda në Kuvend! Socialistët humor dhe shaka me Berishën

Ndërsa në Kuvend shahen e zihen, jashtë situata duket ndryshe. Ndërsa në Kuvend shahen e zihen, jashtë situata duket ndryshe. Pas përfundimit të seancës së kësaj...

Kodi, Kuvendi shtyn votimin/ Deputetët luajnë luftash, pezullohet Flamur Noka

Emigrantët duhet të presin edhe katër ditë për ndryshimet që u lehtësojnë procesin e votimit më 11 maj. Parlamenti shtyu për të hënën diskutimet dhe...

​SHBA vendos sanksione ndaj prokurorit të Gjykatës Penale Ndërkombëtare

Departamenti amerikan i Thesarit vendosi sanksione të enjten ndaj prokurorit të Gjykatës Penale Ndërkombëtare (ICC) Karim Khan. Departamenti amerikan i Thesarit vendosi sanksione të enjten...

Lajme të tjera

Web TV