Arrestimi i Veliajt/ Rama mbërrin në Kryeministri, mbledh me urgjencë grupin parlamentar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më pak se një orë pasi njoftoi anulimin e të gjitha takimeve me strukturat në Shkodër dhe u nis me urgjencë për në Tiranë, kryeministri Edi Rama ka mbërritur në kryeministri.

Rama kishte planifikuar inspektimin e aksit rrugor Shirokë-Zogaj, një drekë me zyrtarë dhe kryetarë bashkish të PS si dhe takimin me strukturat në qarkun verior të vendit, por i anuloi vetëm pak minuta pasi agjentët e BKH arrestuan kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, në zyrën e tij.

Sakaq, në orën 16:00 do të zhvillohet në Kryesinë e Kuvendit një mbledhje e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste. Kjo mbledhje është e përjavshme dhe ishte vendosur më herët por sot do të ketë një rëndësi të veçantë dhe pritet një adresim i mundshëm i situatës së krijuar pas arrestimit të Veliajt nga kryeministri Rama, raporton A2 CNN.

Arrestimi i Veliajt ndodh vetëm tre muaj para zgjedhjeve, me kryebashkiaku e kryeqytetit që ishte edhe një nga tre drejtuesit politik të qarkut të Tiranës.

Veliaj nuk kishte një zonë të përcaktuar pasi do të ishte koordinator i gjithë qarkut. Ai gjatë gjithë kësaj kohe nuk ka zhvilluar takime as me Diasporën dhe as me strukturat e PS në Tiranë, por javën e kaluar u shfaq përkrah kryeministrit Rama gjatë një inspektimi të punimeve në konviktet e Qytetit Studenti./e.t

Të fundit

Minxhozi: Arrestimi i Veliajt, lajmi më i keq për mazhorancën

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u arrestua të hënën me urdhër të Prokurorisë së Posaçme për akuzat...

Procesi ndaj Veliajt, Rama: Një nënë me fëmijë 6 vjeç po mbahet në arrest shtëpie

Kryeministri Edi Rama ka vijuar kritikat ndaj prokurorit dhe gjyqtarit të çështjes se Erion Veliajt teksa u ndal edhe tek masa ndaj Ajola Xoxës. Pjesë...

Dorëheqje? Rama-komentuesit: Vetëm nëse më lë zemra apo më largon populli

“Jo mo, dorëheqjen ta harrosh ….që kur kam hyrë në politikë dhe për të më larguar nga politika ka vetëm dy rrugë, ose më...

Sali Berisha ofendon Yuri Kim: Bastarde, më e korruptuara që ka pasur historia

Kreu i PD, Sali Berisha në fjalën e tij në Parlament hodhi akuza të rënda ndaj ish-ambasadores së SHBA, Yuri Kim, duke e cilësuar...

“Dumani e ka pasur në tavolinë 21 janarin”/ Rama: Më parë ishte e pamundur ta zbardhte

Kryeministri Edi Rama thotë se sot drejtësia është e çliruar nga politika. Përmes një komunikimi me ndjekësit në rrjetet sociale, Rama u shpreh se Altin...

Lajme të tjera

Web TV