Arkitekti i fushatës së Trump krah Berishës, Balla:Bëni transparent kontratën,sa kushtoi?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin Taulant Balla i përmendi Berishës sot në parlament ardhjen në Tiranë të Chris LaCivita, i cili doli krah Berishës. Republikani që i bëri fushatën fituese Trump tashmë do merret me fushatën e Berishës për 11 majin.

Balla i kërkon Berishës të bëjë transparencë lidhur me shpenzimet për ardhjen e La Civitës në Shqipëri. Ndërsa çdo deklaratë e këtij të fundit nuk merret për bazë pasi është një person i paguar.

‘Erdhe këtu dhe përmende një zotëri amerikan. Që e ke paguar për punë. Bëni mirë, sipas rregullave të bëni transparent kontratën me zotërinë. Ai shërbim është thjesht me pagesë dhe nuk vlen asgjë tjetër. Folët për ambasadoren e SHBA, ka qenë e emëruar me firmë të Trump. E paska ngatërruar Trump? Kjo i vë kapakun këtij diskutimi.
Ftesa jonë nesër në ligje të votohen ndryshimet në kodin zgjedhor. Ia kemi borxh bashkatdhetarëve. Të bëjmë gjthçka që bashkatdhetarët tanë të votojnë. Shkoni nesër në ligje ejani të enjten këtu ta mundësojmë votën e diasporës. Është moment historik. Të mundësojmë pagesën e postës. Ta bëjmë 60 ditë. Regjistrohuni në KQZ.gov.al’./k.k

Të fundit

‘Sot zgjedh të mbështes Lalin’/ Albana: Njeriu vlerësohet për punën dhe kontributin e tij

Moderatorja e njohur Albana Osmani ka shprehur mbështetjen për kryebashkiakun Erion Veliaj. Përmes një postimi të gjatë në rrjete sociale,...

Presidenti Trump nënshkruan dekretin për 25% tarifa ndaj importeve të çelikut dhe alumini

Presidenti Donald Trump vendosi të rrisë ndjeshëm tarifat ndaj importeve të çelikut dhe aluminit të hënën, duke anuluar përjashtimet dhe kuotat pa doganë për...

Minxhozi: Arrestimi i Veliajt, lajmi më i keq për mazhorancën

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u arrestua të hënën me urdhër të Prokurorisë së Posaçme për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të...

Procesi ndaj Veliajt, Rama: Një nënë me fëmijë 6 vjeç po mbahet në arrest shtëpie

Kryeministri Edi Rama ka vijuar kritikat ndaj prokurorit dhe gjyqtarit të çështjes se Erion Veliajt teksa u ndal edhe tek masa ndaj Ajola Xoxës. Pjesë...

Dorëheqje? Rama-komentuesit: Vetëm nëse më lë zemra apo më largon populli

Kryeministri Edi Rama iu përgjigjet komentuesve në rrjetet sociale, të cilët i kërkojnë dorëheqjen pas arrestimit të kryebahskiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Rama thotë...

Lajme të tjera

Web TV