Kryeministri i Spanjës uron Kurtin për fitoren në zgjedhjet e 9 shkurtit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Internacionales Socialiste dhe Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, ka uruar kryetarin e LVV-së Albin Kurti për rezultatin në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Në letrën e tij, Sánchez e cilëson këtë fitore si dëshmi të besimit të qytetarëve të Kosovës në udhëheqjen dhe vizionin e Kurtit.

“I nderuar Kryeministër Kurti, në emër të Internacionales Socialiste, dëshiroj t’ju përcjell urimet e mia më të sinqerta juve dhe Lëvizjes Vetëvendosje për fitoren tuaj të fundit zgjedhore. Ky rezultat është një dëshmi e besimit dhe mbështetjes që populli i Kosovës ka në udhëheqjen dhe vizionin tuaj për të ardhmen”.

Ai shpreh mbështetje për përpjekjet e qeverisë së ardhshme në forcimin e demokracisë, drejtësisë sociale dhe zhvillimit ekonomik.

“Ndërsa vijoni punën tuaj për forcimin e demokracisë, drejtësisë sociale dhe progresit ekonomik, ju uroj çdo sukses dhe shpresoj që së shpejti të mund të formoni zyrtarisht qeverinë tuaj”.

“Internacionalja Socialiste mbetet e përkushtuar në mbështetjen e Kosovës dhe pret me kënaqësi bashkëpunimin e vazhdueshëm”, thuhet në letrën e nënshkruar nga Sánchez.

Të fundit

Sa ka kushtuar kontrata me Chris LaCivita? Përgjigjet Berisha: Nuk e fsheh kurrë

Kryedemokrati Sali Berisha thotë se kontrata me Chris LaCivita për të drejtuar fushatën e PD-së është normale dhe me...

Nga lulet tek udhëtimet e bizhuteritë, sa shtrenjtë po kushton dashuria në Shqipëri?

Shpenzimet për dhurata, organizim darke ose udhëtimi dhe marketingu i fuqishëm kanë bërë që kjo ditë të kthehet në një mundësi të madhe për...

Euro dhe paundi në pikiatë, mësoni me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot

Sot, më 14 shkurt 2025, dollari amerikan blihet me 94.7 lekë dhe shitet me 96 lekë. Euro blihet me 98.7 lekë dhe shitet 99.5 lekë. Franga zvicerane...

Blendi Fevziu zbulon kush janë tre njerëzit më të fuqishëm në Shqipëri!

Gazetari Blendi Fevziu teksa po fliste për hetimet e SPAK, ka zbuluar emrat e tre njerëzve më të fuqishëm në Shqipëri. Fevziu tha se Kryeministri,...

Reshje shiu në të gjithë vendin, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Ditën e premte vendi ynë do të vijojë të ketë mot të paqëndrueshëm, me mot të vranët si dhe alternime kthjellimesh kryesisht përgjatë ultësirës...

Lajme të tjera

Web TV