Kontrabandonin pajisje elektronike nga Gjermania, arrestohen dy persona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia Kufitare e Portit të Durrësit ka finalizuar operacionin policor të koduar “Porosia”, duke goditur një tentativë për kontrabandimin e pajisjeve elektronike në Shqipëri.

Gjatë kontrolleve të imtësishme, u arrestuan dy shtetas, 43-vjeçari A. U. dhe 35-vjeçari A. H., të cilët dyshohet se ishin përfshirë në kontrabandimin e 23 celularëve iPhone, 16 Pro Max dhe 2 laptopëve, të cilët ishin transportuar pa dokumente blerjeje nga Gjermania për llogari të A. H. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Njoftimi:

Port, Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Porosia”. Goditet një rast i tentativës për të kontrabanduar në Shqipëri, pajisje elektronike.

Kontrabandoi nga Gjermania, 23 celularë (iPhone 16 Pro Max) dhe 2 laptopë, për llogari të djalit të pronarit të kamionit që drejtonte, vihet në pranga 43-vjeçari.

Në pranga dhe shtetasi për llogari të të cilit ishin kontrabanduar pajisjet.

Sekuestrohen pajisjet.

Si rezultat i kontrolleve të imtësishme të kryera në hyrje/dalje të Shqipërisë, ndaj shtetasve dhe mjeteve me të cilat ata lëvizin, me qëllim parandalimin, konstatimin dhe goditjen e krimeve në kufi, Policia Kufitare e portit të Durrësit finalizoi operacionin policor të koduar “Porosia”.

Gjatë operacionit u vunë në pranga shtetasit A. U., 43 vjeç, dhe A. H., 35 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Në kamionin që drejtonte 43-vjeçari, në hyrje të Shqipërisë, u gjetën 23 celularë (iPhone 16 Pro Max) dhe 2 laptopë, pa fatura blerjeje, të cilat dyshohohet se ishin kontrabanduar nga Gjermania, për llogari të shtetasit A. H. (djali i pronarit të kamionit që drejtonte shtetasi A. U., dhe njëkohësisht shtetasi që priste pajisjet). Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme./e.t

Të fundit

Mjekja Pediatre Dr Gjeorgjina Kuli Lito:Virozat te fëmijët ja këshillat për prindërit

Doktoreshë Gjeorgjina Kuli, Shefe e Shërbimit të Pediatrisë dha disa këshilla praktike për fëmijët. Ajo tha se produktet natyrale, kanë...

Marta Kos takim me liderët e Ballkanit Perëndimor, i pranishëm edhe kryeministri Rama

Komisionerja e BE për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, Marta Kos ka zhvilluar nje takim me lideret e Ballkanit Perëndimor në Mynih, ku po...

Butrint Imeri nuk heq dorë nga vajzat e famshme, bën publike lidhjen me modelen

Këngëtari i njohur shqiptar, Butrint Imeri, është përfolur së fundmi për një lidhje të mundshme me modelen turke. Dyshja është kapur mat në një...

“Burri më kërcënoi me thikë”,flet gruaja nga Korça:Erdhi i pirë, më mbrojti djali i vogël

Një grua nga Korça ka rrëfyer momentet e frikës që përjetoi pasi u kërcënua me thikë nga bashkëshorti i saj 57-vjeçar. Sipas saj, burri i...

I dërguari amerikan: Evropa nuk do të jetë pjesë e bisedimeve të paqes Rusi-Ukrainë

Evropa do të konsultohet, por përfundimisht do të përjashtohet, nga bisedimet e planifikuara të paqes midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës, ka zbuluar i dërguari...

Lajme të tjera

Web TV