Last Updated on 11/02/2025 by adminfjala
Dy këngëtare të njohura të skenës shqiptare, Jonida Maliqi dhe Anxhela Peristeri, kanë shprehur publikisht mbështetjen e tyre për kryebashkiakun Erion Veliaj nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale.
Jonida Maliqi, ka shpërndarë një mesazh të drejtpërdrejtë për Veliajn: “Forca Lali, të kemi xhan!”, shkruan ajo.
Ndërsa, Anxhela Peristeri, e njohur për sukseset e shumta në muzikë, ka shprehur vlerësimin e saj për punën e kryebashkiakut.
“Qëndro i fortë Lali. Ne që të njohim vërtet, e dimë çfarë njeriu je dhe sa ke bërë për Tiranën”, shkruan ajo. /k.k