Sikur burrat e politikës të ishin sa gjysma e Ajola Xoxës!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ilir Demalia

Ajola Xoxa një ditë më parë, i dha një mësim të rëndësishëm shumë burrave të politikës 35-vjeçare, të cilët fshihen pas fustaneve të grave, mandatit të deputetit dhe fuqisë së parasë së vjedhur që përdoret për të blerë drejtësinë.

Ndërkohë që Xoxa ndodhej jashtë shtetit kur u shpall urdhri i arrestit, ajo u kthye dhe, sapo mbërriti në Rinas, iu dorëzua policisë në mënyrë krejt normale, duke treguar një qëndrim të përgjegjshëm.

Në kontrast, kemi raste si ai i Arben Ahmetajt, i cili u largua si një frikacak, duke shmangur përballjen me drejtësinë dhe duke sulmuar nga distanca përmes kanaleve të kontrolluara si ato të Çim Pekës. Këto platforma financohen me shuma të mëdha nga burime të dyshimta, përfshirë fondet e Zenit, dhe sot, për ironi, opozita e quan Ahmetajn “burrë”.

E njëjta sjellje vërehet edhe tek individë si Mehdiu, i cili vazhdon të fshihet pas mandatit të deputetit dhe pas parave të përfituara nga tragjedia e Gërdecit – një ngjarje që vrau 27 persona dhe ku përfshihen edhe familjarë të Zenit si pronarë të biznesit.

Përse drejtësia nuk heton burimin e parave që financojnë këto platforma mediatike si ajo e Çim Pekës, e cila paguhet me para gjaku nga Gërdeci dhe aferat e tjera të dyshimta të Zenit, Gitës dhe të tjerëve?

E ndërkohë, këta individë ende flasin lirisht në parlament, sikur mos të mjaftonin hajnitë, vrasjet, korrupsioni dhe abuzimet e tyre. Politikanët e tillë nuk duhet të lejohen të dalin nga salla e parlamentit pa pranga në duar.

Të fundit

Ndeshje e jashtëzakonshme, Real Madrid përmbys Cityn në minutën e fundit të sfidë

Champions League dhuron emocione të forta në duelet e para të fazës Play Off. Akti i parë i finales...

Nuk dorëzohen dhe në ditët më e vështira, zbuloni shenjat më luftarake të horoskopit

Tre shenja të zodiakut janë të njohura për shpirtin e tyre luftarak dhe qëndrueshmërinë, ku pavarësisht pengesave, ato nuk dorëzohen kurrë. Dashi është një shenjë...

Trump nuk përjashton Shqipërinë si vend për të strehuar palestinezët e zhvendosur nga …

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump, ka pohuar se do të marrë parasysh edhe Shqipërinë, si vend për të sjellë palestinezët e zhvendosur...

Vendet e Ballkanit në ankth për dëbimin e planifikuar të emigrantëve nga Trump

Vendet e Ballkanit Perëndimor nuk kanë bërë ende të ditur se si planifikojnë të përballen me një fluks kriminelësh të dënuar që do të...

Trump paralajmëron Kievin se ‘Ukraina mund të bëhet ruse një ditë’

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se kërkon minerale të rralla në vlerë qindra miliarda dollarë nga Ukraina, në këmbim të...

Lajme të tjera

Web TV