Tentuan të korruptonin policinë me lekë/ Dy të arrestuar dhe dy të ndaluar në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia Rrugore ka ndaluar dy persona, të cilët kanë tentuar të korruptonin blutë me lekë, për t’i shpëtuar masës së marrë.

Ndërsa, janë arrestuar dhe dy të rinj, pasi njëra drejtonte automjetin, pa leje drejtimi, ndërsa tjetri është përlasur me 4 automjete të tjera dhe nuk iu bind urdhërit të policsisë për të kryer testin e alkoolit.

Njoftimi i Policisë:

Policia Rrugore vijon kontrollet për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë së jetës në rrugë.

Në vëmendje të kontrolleve janë dhe automjetet, të cilat zënë hapësirat e dedikuara për lëvizjen e lirë të automjeteve të tjera.

Gjatë kontrolleve parandaluese, në bulevardin “Gjergj Fishta”, është ndaluar një shtetas i cili nuk rregullonte shpejtësinë e automjetit që drejtonte, në qendrat e banuara. Gjithashtu, gjatë verifikimeve ka rezultuar se ky shtetas drejtonte automjetin, në efektin e alkoolit. Gjatë kryerjes së veprimeve policore, drejtuesi i automjetit, shtetasi  31 vjeç, i ka ofruar punonjësit të Policisë, 200 euro, me qëllimin shmangien e ndëshkimit ligjor.

Në Rrugën e Elbasanit, është ndaluar një shtetas që drejtonte automjetin, pa vënë rripin e sigurimit. Gjatë kryerjes së veprimeve policore, drejtuesi i automjetit, shtetasi 31 vjeç, i ka ofruar punonjësit të Policisë, 2000 lekë të rinj, për të shmangur masën administrative.

Po në vijim të kontrolleve janë arrestuar shtetasit:

24 vjeçe, pasi drejtonte automjetin, pa leje drejtimi;

22 vjeç, pasi automjeti që drejtonte ky shtetas, është përplasur me 4 automjete të tjera. Nga përplasja janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Gjithashtu, ky shtetas nuk i është bindur punonjësit të Policisë, për të kryer testin e alkoolit, i cili në matjen e parë rezultoi në masën 0.75 mg/l.

Lexo edhe :  Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, një person qëllon në drejtim të Policisë

Më tej, gjatë 24 orëve janë tërhequr me karrotrec, 3 automjete që kishin penguar lëvizjen e lirë të automjeteve të tjera.

Policia Rrugore apleon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos nxitojnë për të arritur në destinacion duke kryer parakalime të gabuara e manovra të rrezikshme në rrugë, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të vendosin rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse./k.k

Të fundit

Përvoja: Unë jam kampion bote në karaoke

M'u desh të këndoja katër këngë para gjyqtarëve dhe një publiku live dhe isha përballë njerëzve nga 42 vende....

SPAK dhe GJKKO nën rrethim, as Policia nuk e mbron

Dy institucionet e reja të drejtësisë, Prokuroria Speciale SPAK dhe Gjykata Speciale GJKKO, reagun për refuzimin e policisë për të mbrojtur institucionin, trupën e...

Horoskopi ditor, 15 Shkurt 2025

Dashi Dashuria. Lini më shumë hapësirë ​​ndaj ndjenjave dhe tregoni dashurinë tuaj me një gjest të butë dhe të dashur. Një shenjë është e mjaftueshme...

Zbulohen 176 bomba të Luftës së Dytë Botërore në një park fëmijësh

Një total prej 176 bombash të Luftës së Dytë Botërore janë zbuluar në parkun e lojërave Scotts Park, Wooler në Angli, gjatë gërmimeve për...

Lajme të tjera

Web TV