Zotohet Berisha/ Sa të vij në pushtet, do të ndaloj veprimtarinë e Sorosit në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot se kur PD të vijë në pushtet do të ndalojë me ligj veprimtarinë e fondacionit të George Sorosit në Shqipëri.

Gjatë fjalës së tij sot në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Berisha tha se fondacionet e Sorosit do të ndalohen me ligj pasi përbëjnë rrezik për Shqipërinë.

Ai foli për nevojën e “desorosizimit” të Shqipërisë, që sipas tij do të bëhet me ligj.

“Do të ndalohet veprimtaria e fondacionit Soros në Shqipëri, si një rrezik i vërtetë kombëtar. Me ligj do ndalohet bashkëpunimi i organeve shtetërore, administratës me organizata sorosiane. Me ligj do garantohet se kurrë qoftë dhe në referendum, nuk do mundet kush kurrë të luajë me familjen, me prindin, me gjininë, përveç atyre që ka përcaktuar Zoti dhe natyra.

Është e domosdoshme të shumëfishojmë energjitë, forcat, për një bashkim të madh dhe të fuqishëm me të gjitha forcat politike që ndihen të përgjegjshme para qytetarëve shqiptarë”, u shpreh Berisha.

Berisha tha se Rama u mor me diplomën e Belind Këlliçit se është e falsifikuar, ndërkohë që sipas tij, Belinda Balluku është pa diplomë.

‘Rama u mor me diplomën e Belind Këlliçit, i cili ka dal me rezultate maksimale në shkollën që ka qenë në Neë York. Ku është halli i diplomës? Është Lubia se e paskan hedh në gjyq se ka diplomë fallco. Ajo s’ka diplomë, e ka falsifikuar edhe thonë këta tani që edhe Belindi e ka falsifikuar’, tha ai.

Teksa u ndal tek arrestimi i Erion Veliajt, Berisha tha se ky arrestim ishte paralajmëruar nga Arben Ahmetaj.

‘Arrestimin e Erion Veliajt e njoftoi para dy javësh, Arben Ahmetaj. Ai tha se, Edi Rama do ta arrestojë këto ditë. E tha ai, se kishte informacionet, dhe informacionet ai i ka nga zyra e Ramës, jo nga të tjerët. Gjithë ky skenar është i tëri në kurriz të shqiptarëve, qytetarët nuk ekzistojnë për Ramën’, tha ai. /E.T

Të fundit

Zbulohen 176 bomba të Luftës së Dytë Botërore në një park fëmijësh

Një total prej 176 bombash të Luftës së Dytë Botërore janë zbuluar në parkun e lojërave Scotts Park, Wooler...

Digjet hoteli luksoz në Londër, rreth 125 zjarrfikës të angazhuar për shuarjen e zjarrit

Një zjarr i madh ka përfshirë një hotel luksoz në Londër, duke detyruar evakuimin e rreth 100 personave. Sipas autoriteteve, për të shuar flakët janë...

Protestuesit në Serbi shndërrojnë tragjedinë në lëvizje për ndryshim

Studentja e biologjisë Marija Petroviç thotë se, kur ajo dhe kolegët e saj, filluan të protestojnë kundër qeverisë së Serbisë pas rrëzimit të çatisë...

OBSH: Kanceri është shkaku kryesor i vdekjeve të lidhura me alkoolin në BE

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) publikoi sot gjetje të reja mbi mungesën alarmante të ndërgjegjësimit për lidhjen midis alkoolit dhe kancerit në Evropë dhe...

“Non grata e Berishës/ Zyrtarë të lartë në Uashington kanë kërkuar të verifikohen faktet!

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, i ftuar në emisionin Log. në News 24 foli për non gratën e kreut të PD Sali Berisha. Mediu...

Lajme të tjera

Web TV