Shurupi magjik i kollës me shegë dhe mjaltë, si ta përdorni për shërim të shpejtë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin.

Pasi dobëson mekanizmat mbrojtës të imunitetit, kolla e ka rrugën e lirë që të zgjasë edhe gjatë natës duke shkaktuar trazira të tjera në organizëm. Kolla mund të kurohet mjaft mirë me kura natyrale të cilat janë po aq efikase sa medikamentet që merren në farmaci.

Vlerat e shegës kundër kollës

Gjethet, lulja, lëkurat dhe kokrrat e shegës kanë vlera kuruese për të gjithë organizmin. Lëngu i shegës ka një efekt shumë mirëbërës për fytin dhe rrugët e frymëmarrjes. Ky lëng është shumë i pasur me vitaminë A dhe C të cilat fuqizojnë imunitetin. Përveç pastrimit të rrugëve të frymëmarrjes, shega është mirëbërëse edhe kundër kollës.

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë
Ekspertët e mjekësisë alternative rekomandojnë përzierjen e lëngut të shegës, xhenxhefilit dhe mjaltit për përgatitjen e një shurupi krejt natyral kundër kollës.
Për përgatitjen e kësaj kure ju nevojiten:

1 lugë gjelle me lëng të freskët dhe natyral shege i shtrydhur
1 lugë gjelle me lëng të freskët xhenxhefili i shtrydhur
1 lugë gjelle me mjaltë.
Të gjithë përbërësit përziejini mirë deri sa të formoni një shurup të njëjtrajtshëm.

Këtë shurup duhet ta pini 3-4 herë në ditë nga një lugë çaji.

Mund ta përsërisni për disa ditë. Shega, xhenxhefili dhe mjalti janë përbërës natyralë dhe të shëndetshëm. Bashkimi i tyre në këtë shurup shkurton kohëzgjatjen e kollës dhe zbut sekrecionet dhe ashpërsinë e saj. Kjo kurë natyrale është e dobishme edhe për të rritur imunitetin, kuruar aneminë dhe bronshitin.

Shega rekomandohet edhe për kollën që prek fëmijët.

Për fëmijët mbi 2 vjeç, rekomandohet të përzieni sasi të barabarta të lëngut të xhenxhefilit, mjaltit dhe lëngut të shegës. Ky shurup u duhet dhënë fëmijëve tre herë në ditë nga një lugë çaji. Mjalti nuk rekomandohet për fëmijët nën 2 vjeç./e.t

Të fundit

Detyroi pilotët të bëjnë ulje emergjente, kush është i riu shqiptar që tmerroi udhëtarët

I riu në foto është 23-vjeçari shqiptar, Mario Nikprelaj i cili tashmë po përballet me drejtësinë amerikane pas një...

Babai harron në makinë foshnjen 15 muajshe, gjendet pa jetë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Namur të Belgjikës, ku një foshnjë 15-muajshe është gjetur pa jetë pasi kishte qëndruar për orë të tëra...

Shembjet në Theth/ Meta leksion Berishës nga burgu: Opozita duhet të ishte atje

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një intervistë ka folur për opozitën dhe shembjet e ndodhura në Theth. Në këtë mënyrë thotë, Meta,...

Mesazhet kërcënues ndaj Endri Shabanit/ Reagon partia e Lapajt: Refuzojmë gjuhën e dhunës

Një audio me mesazh kërcënues ndaj kryetarit të partisë “Nisma Thurje”, Endri Shabani ka qarkulluar në rrjet, ku mësohet se është dërguar në platformën...

Pushime makthi për pasagjerët e një krociere, 140 persona të helmuar

Një udhëtim njëjavor turistik me anije nga Los Angeles drejt Meksikës është kthyer në një makth për 140 persona në bord. Sipas raportimeve, 134...

Lajme të tjera

Web TV