Numër i dedikuar për ankesat/ Siguria ushqimore testi që Shqipëria duhet të kalojë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Siguria ushqimore është testi  i radhës që Shqipëria duhet të kalojë… kjo si përpjekje për të fituar besimin e konsumatorëve e njëherazi për të marrë aprovimin e institucioneve të Bashkimit Europian.

“Kemi nevojë për vendimmarrje dhe transparencë që konsumatorët të kenë besim tek ajo që blejnë. Konsumatorët kanë nevojë për më shumë informacion. Shqipëria si kandidate për në BE ka një rol të rëndësishëm për të zbatuar standardet e BE, që konsumatorët shqiptarë të gëzojnë të njëjtën mbrojtje dhe nivel besimi ashtu sikurse qytetarët e BE”, shprehet Laszlo Arendas, Menaxher i Programit për Bujqësi.

Në funksion të rritjes së sigurisë ushqimore, qendra “Alert” ka prezantuar për konsumatorët linjën e gjelbër ku mund të bëjnë ankesën dhe denoncimin e tyre në rast se konstatojnë problematika.

“Linja jeshile është risi për mbrojtjen e konsumatorëve dhe mundësi për ata, në një kohë kur shumë inspektorate për mbrojtjen e konsumatorëve nuk kanë numra jeshilë, ose nuk funksionojnë”, deklaroi Granit Sokolaj.

Kjo pranohet edhe nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

“Duhet të ndryshojmë tërësisht mendësi dhe të bashkëpunojmë pasi përndryshe nuk mund të kemi sukses”, tha Arjan Jaupllari.

Forcimi i sistemit kombëtar të kontrollit agro-ushqimor vlerësohet si një përgjegjësi e përbashkët që përfshin palë të ndryshme të interesit, duke përfshirë organet qeveritare, industrinë ushqimore dhe konsumatorët./e.t

Të fundit

Ja cila është ora kur njerëzit gënjejnë më shumë

Të gjithëve na ka ndodhur: mbërrijmë në zyrë në orën 9 të mëngjesit, gati për të filluar ditën me...

Gabimet gjatë karikimit po ju shkatërrojnë baterinë e celularit, si t’i shmangni

Kohët moderne na kanë sjellë disa probleme që ndoshta as vetë nuk i mendonim. Për shembull, bateria e celularëve. Do thoni ju çfarë problemi...

Krijohet ”Super Diamanti”/ Shkencëtarët: Është 40 % më i fortë se ai natyral

Një grup shkencëtarësh nga dy universitete në Kinë kanë krijuar në laborator një 'super diamant' ultra të fortë dhe me cilësi të lartë, që...

Disa ushtrimet të trurit që ju bëjnë më të zgjuar

Truri duhet të mbahet gjithmonë në punë që të funksionojë në mënyrë të përkryer. Vetëm disa ushtrime janë të mjaftueshme për të marrë një...

Çfarë po ndodh në PD? Demokratët “braktisin” primaret

Një tjetër demokrat lë garën e Primarëve për kandidatët për deputetë, që do të nisë më 1 mars. Pas Helidon Bushatit, edhe anëtari i...

Lajme të tjera

Web TV