Autoriteti i Konkurrencës vendos nën hetim kompanitë e telefonisë celulare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur në hetim paraprak kompanitë celulare Vodafone Albania SHA dhe One Albania SHA në tregun me pakicë të shërbimeve celulare. Në njoftimin e Autoritetit të Konkurrencës thuhet se ky hetim do të përfshijë periudhën kohore nga 1 janar 2022 deri në 31 dhjetor 2024.

Ky vendim u mor pas ankesave të paraqitura pranë Autoritetit të Konkurrencës mbi rritjen e çmimit të paketave me parapagesë nga Vodafone, si dhe të ankesave në vijim gjatë viti 2024 për One.

Njoftimi i Autoritetit të Konkurrencës

Komisioni i Konkurrencës, në mbledhjen e tij më datë 29.01.2025, mori në shqyrtim raportin e Sekretariatit të Konkurrencës për hapjen e procedurës së hetimit paraprak ndaj ndërmarrjeve Vodafone Albania SHA dhe One Albania SHA në tregun me pakicë të shërbimeve celulare.

Nisur nga disa ankesa të paraqitura pranë Autoritetit të Konkurrencës mbi rritjen e çmimit të paketave me parapagesë nga ndërmarrja Vodafone Albania SHA, si dhe të ankesave në vijim gjatë viti 2024 për ndërmarrjen One Albania SHA, Autoriteti i Konkurrencës në bazë të nenit 28 të Ligjit nr. 9121, datë 28.07.2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, realizoi një monitorim në këtë treg, i cili konsistoi në vlerësimin e sjelljes së ndërmarrjes Vodafone Albania SHA dhe One Albania SHA.

Nga vlerësimi i informacionit gjatë monitorimit, u konstatua se sjellja e ndërmarrjes Vodafone Albania SHA dhe One Albania SHA në tregun me pakicë të shërbimeve celulare mund të përbëjë kufizim të konkurrencës në kuptim të nenit nenit 4 dhe nenit 9 të Ligjit nr. 9121, datë 27.03.2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”.

Tregu i telefonisë celulare ka qenë dhe mbetet një treg në fokus të veçantë të Autoritetit të Konkurrencës me qëllim jo vetëm mbrojtjen e konkurrencës por si rrjedhojë edhe të konsumatorit.

Lexo edhe :  Dorëheqje? Rama-komentuesit: Vetëm nëse më lë zemra apo më largon populli

Në përfundim, Komisioni i Konkurrencës me Vendimin nr. 1156, datë 29.01.2025, vendosi hapjen e procedurës së hetimit paraprak në tregun me pakicë të shërbimeve celulare ndaj ndërmarrjeve Vodafone Albania SHA dhe One Albania SHA.

Ky hetim do të përfshijë periudhën kohore nga 1 janar 2022 deri në 31 dhjetor 2024./E.T

Të fundit

Vota e diasporës më 11 maj, përjashtohet adresa si dokument për regjistrimin e zgjedhësve

Emigrantët shqiptarë që jetojnë jashtë, mund të regjistrohen në listën e zgjedhësve, pa patur si dokument vërtetimin e adresës...

“Si ka fytyrë që thotë se akoma e pres”/ Gjesti flet sërish për Xhenetën

Gjesti ka folur sërish ditën e sotme për Xhenetën. Teksa po fliste me Rozanën, ai tha se nuk e di si ka fytyrë të dalë...

“Protestë ndaj qeverisë”, veteranët e UÇK do të bojkotojnë festën e pavarësisë

Kryesia e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka vendosur që të mos marrë pjesë në festimin e 17-vjetorit të Pavarësisë dhe as...

A po e cënon AI qëndrueshmërinë mjedisore? Ekspertët japin alarmin

Inteligjenca artificiale është në ballë të shumë prej novacioneve të reja në botë. Një nga ndryshimet më madhore në shoqëri që nga revolucioni industrial. Pothuajse...

Prona me certifikatë i mbahet peng, i moshuari në Shkodër kërkon drejtësi

EMISIONI VETTING Ahmet Bilali, 76 vjeç, ka jetuar gjithë jetën në Shkodër. Pas shumë vitesh përpjekjesh dhe betejash ligjore, ku është gjykuar me dokumente të...

Lajme të tjera

Web TV