Një sherr masiv ka ndodhur në fushë gjatë derbit Everton-Liverpool, prej atyre që në Premier Ligën angleze kishte kohë që nuk shiheshin.
Pas barazimit të Evertonit në frymën e fundit, në derbin e Liverpulit ndodhi gjithçka.
Në atmosferën e tensionuar, mjaftoi përplasja ndërmjet Xhons të Liverpulit dhe Dukur të Evertonit, që në fushë të ndizej ferri.
Dy lojtarët u larguan me kartonë të kuq, por në sherr u përfshinë të gjithë, duke përfshirë edhe stolat rezervë.
Duke qenë se forcat e sigurisë në stadiumin e Evertonit nuk arrinin të vendosnin rregullin, në fushë ndërhyri edhe Policia.
Skenat ishin surreale, duke bërë që ndeshja e kampionatit më të fort në botë të dukej si një përballje e ligave amatore, ku incidentet e dhunshme janë diçka e zakonshme. /E.T