Protesta masive në Belgjikë, mijëra qytetarë të pakënaqur me reformat në pensione

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mijëra qytetarë morën pjesë në protesta masive në Bruksel kundër reformave të pensioneve të propozuara nga qeveria e re e Belgjikës. Protestuesit, që i përkisnin sindikatave dhe grupeve të ndryshme, kërkonin ndryshime në sistemin e pensioneve, që ata e konsideronin të dëmshëm, veçanërisht për ata me të ardhura më të ulëta.

Reformat e propozuara do të shpërblenin ata që punojnë deri pas moshës së pensionit me 35 vjet shërbim, ndërsa pensionistët që shkojnë në pension më herët, pa 35 vjet, do të përballeshin me një dënim. Sistemi i ri ishte më pak i favorshëm për ata që kanë pasur karriera më të shkurtra.

Protestat shpërthyen në përleshje me policinë, sidomos jashtë selisë së partisë liberale MR dhe partisë kristiandemokrate Les Engages, që janë pjesë e koalicionit qeverisës. Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Protestuesit ndezën fishekzjarre dhe mbanin pankarta me slogane si “Ne nuk jemi limonë”, duke kritikuar kryeministrin Bart De Ëever për përdorimin e citateve latine në politikën e tij.

Si pasojë e grevës, Aeroporti i Brukselit anuloi 430 fluturime dhe gjithashtu u ndërprenë shërbimet e transportit publik dhe postare. Në grevë morën pjesë edhe zjarrfikësit dhe personeli ushtarak, duke u shprehur kundër ndryshimeve që prekin drejtpërdrejt nivelin e jetesës dhe sigurinë e pensioneve.

Qeveria e Bart De Wever, që u betua në shkurt pas negociatave të gjata, përballet me një presion të madh nga sindikatat, të cilat paralajmëruan se do të vazhdojnë me greva, përfshirë një të përgjithshme më 31 mars 2025, nëse reformat nuk rishikohen./k.k

Të fundit

Ja cila është ora kur njerëzit gënjejnë më shumë

Të gjithëve na ka ndodhur: mbërrijmë në zyrë në orën 9 të mëngjesit, gati për të filluar ditën me...

Gabimet gjatë karikimit po ju shkatërrojnë baterinë e celularit, si t’i shmangni

Kohët moderne na kanë sjellë disa probleme që ndoshta as vetë nuk i mendonim. Për shembull, bateria e celularëve. Do thoni ju çfarë problemi...

Krijohet ”Super Diamanti”/ Shkencëtarët: Është 40 % më i fortë se ai natyral

Një grup shkencëtarësh nga dy universitete në Kinë kanë krijuar në laborator një 'super diamant' ultra të fortë dhe me cilësi të lartë, që...

Disa ushtrimet të trurit që ju bëjnë më të zgjuar

Truri duhet të mbahet gjithmonë në punë që të funksionojë në mënyrë të përkryer. Vetëm disa ushtrime janë të mjaftueshme për të marrë një...

Çfarë po ndodh në PD? Demokratët “braktisin” primaret

Një tjetër demokrat lë garën e Primarëve për kandidatët për deputetë, që do të nisë më 1 mars. Pas Helidon Bushatit, edhe anëtari i...

Lajme të tjera

Web TV