Ç’duhet bërë?!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Ylli Manjani

Ç’duhet bërë?! Ma bëjnë shumë miq këtë pyetje.

Po rendis edhe njëherë disa ndërhyrje ligjore që duhen bërë sa më shpejt, për të stabilizuar disi drejtësinë penale:

1. Masa e arrestit me burg duhet të aplikohet strikt ndaj personave të zënë në flagrancë dhe, në raste ekstreme ndaj të pandehurve nën akuzë për krime kundër jetës. Ndëshkim quhet dënimi, jo arrestimi!

2. Gjykata nuk mund të lejohet të tejkalojë pretendimet e prokurorëve duke përkeqsuar pozitën e të pandehurve. Gjykimi në apel nuk mund të jetë më ndëshkues se gjykata e shkallës së parë. Kemi nevojë për gjykatë arbitër dhe jo gjykatë palë!

3. Korrupsioni si vepër penale duhet kufizohet tek zyrtarët dhe jo tek bisneset apo qytetarët. Këta të fundit duhen konsideruar viktima nga vepra penale dhe duhen marrë në mbrojtje.

4. Fillimi i proçedimit penal duhet të bazohet strikt në mjetet klasike, duke ndaluar kallëzuesit popullorë, politikë, të rremë dhe anonimë.

5. Loja taktike me bashkim e ndarje çështjesh të ndalohet rreptësisht. O heton në mënyrë të plotë dhe arrin në konkluzion të drejtë, ose s’ka hetime legjitime.

6. Duhet ndaluar përgjimi dhe intimidimi i gjykatësve nga prokuroria.

7. Duhet ndaluar menjëherë si abuzim i rëndë me liritë dhe të drejtat, përdorimi i përgjimeve si prova dhe i provave të marra në mënyrë të paligjshme. Përgjimet janë mjete për të shkuar te prova, jo prova vetë.

8. Prokurorët duhet të jenë përgjegjës ligjërisht, minimalisht duket të ketë përgjegjësi disiplinore, për procedime abuzive, pa incicie bindëse dhe bazuar në prova.

9. Hetimet pasurore duhet të lidhen ekskluzivsht me veprën penale që ka lidhje me pasurinë dhe jo me çdo thashethem.

Lexo edhe :  Pse pasurohen prokurorët e gjyqtarët në Shqipëri?

10. Duhet ndaluar strikt publikimi i të dhënave të siguruara nga ndërhyrjet në jetën private, me pasojë papërdoshmëri dhe pavlefshmërinë. Ndalimi i gjyqeve popullore me gjetjet nga kontrollet e banesave apo kqyrjet e mjeteve të komunikimit duhet të jetë detyrim absolut.

Këto i konsideroj masa të menjëhershme që duhen marrë.

Sigurisht në një fazë të dytë normaliteti, jo shumë larg, kemi nevojë për një Kod unik Procedurash që të jetë protokoll sjellje për çdo proces penal. Them unik sepse gjykimet e posaçme duhet të marrin fund.

Nuk mund të kemi një procedurë për gjykim normal/të zakonshëm dhe një për gjykim jonormal/të jashtëzakonshëm. Nuk mund të ecim më tej me gjyqe Nürembergu.

Gjithashtu na duhet një Kod i ri Penal që të dekriminalizojë shoqërinë dhe të vendosë proporcionalitetin në themel të llogjikës ndëshkuese. Një Kod Penal europian që mbron jetën, pronën, familjen, bisnesin dhe dinjitetin.

Dhe po, padyshim që na duhet një gjykatë e Lartë strikt unifikimi dhe një gjykatë Kushtetuese, jo si shkallë e katërt por si garanci kushtetuese e drejtpërdrejtë.

Por deri atëherë, kërkohen ndërhyrje stabilizuese të tipit që përshkrova më lart./kb

Të fundit

Ulen temperaturat/ Moti për ditën e sotme

Ditën e sotme vendi ynë do të ketë kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme me mbizotërim të motit të kthjellët,...

Ja cila është ora kur njerëzit gënjejnë më shumë

Të gjithëve na ka ndodhur: mbërrijmë në zyrë në orën 9 të mëngjesit, gati për të filluar ditën me energji. Por më pas, ora...

Gabimet gjatë karikimit po ju shkatërrojnë baterinë e celularit, si t’i shmangni

Kohët moderne na kanë sjellë disa probleme që ndoshta as vetë nuk i mendonim. Për shembull, bateria e celularëve. Do thoni ju çfarë problemi...

Krijohet ”Super Diamanti”/ Shkencëtarët: Është 40 % më i fortë se ai natyral

Një grup shkencëtarësh nga dy universitete në Kinë kanë krijuar në laborator një 'super diamant' ultra të fortë dhe me cilësi të lartë, që...

Disa ushtrimet të trurit që ju bëjnë më të zgjuar

Truri duhet të mbahet gjithmonë në punë që të funksionojë në mënyrë të përkryer. Vetëm disa ushtrime janë të mjaftueshme për të marrë një...

Lajme të tjera

Web TV