Festa u kthye në tragjedi/Kush ishte studentja që humbi jetën nga aksidenti në Librazhd

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një aksident tragjik ka ndodhur në aksin rrugor Përrenjas-Librazhd, ku një çift nga Mamurrasi është përfshirë në një përplasje me një kamion me targa nga Shkupi. Megi Xhetani, një studente 20-vjeçare e Universitetit të Tiranës, humbi jetën pas përplasjes, ndërsa i fejuari i saj, Zef Sinani, 34 vjeç, u plagos rëndë.

Çifti kishte shkuar për të festuar Shën Valentinin në Pogradec dhe po ktheheshin për në shtëpi kur ndodhi aksidenti fatal. SIpas burimeve ata ishin fejuar tre muaj më parë dhe kishin kaluar ditën e djeshme së bashku në Pogradec.

Aksidenti ka ndodhur gjatë kthimit të tyre për në Mamurras. Sipas hetimit paraprak, policia ka konfirmuar se shkaku i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit të drejtimit të automjetit, i cili ishte përplasur me kamionin që po lëvizte në sens të kundërt. Makina ka pësuar dëme të rënda, ndërsa trupi i pajetë i Megi Xhetanit u transportua në morgun e Elbasanit.

I fejuari i saj, Zef Sinani, ka marrë dëmtime të shumta dhe është dërguar fillimisht në spitalin e Librazhdit, pastaj në Spitalin Rajonal të Elbasanit dhe më vonë në Spitalin e Traumës në Tiranë për shkak të gjendjes së tij të rëndë./kb

Të fundit

NASA ngre “alarmin”, rriten sërish shanset e asteroidit që të godasë Tokën në vitin 2032

Rreziku që asteroidi 2024 YR4 të godasë Tokën në fund të vitit 2032 është rritur sërish, sipas të dhënave...

Berisha: Në 10 vite janë larguar për shkak të varfërisë drejt BE-së mbi 1 mln shqiptarë

Kryetari i PD, Sali Berisha, fajëson qeverisjen socialiste të Edi Ramës si shkaktare e shpërbërjes së familjes në 10 vitet e fundit. Gjatë prezantimit...

Rama fton të rinjtë në Forcat e Armatosura, afati deri më 31 Mars

Kryeministri Edi Rama iu ka bërë thirrje qytetarëve që të aplikojnë për t’u bërë pjesë e Forcave te Armatosura. Teksa ka ndarë linkun ku mund...

Çfarë tregon forma e trupit për shëndetin e zemrës?

Një studim i publikuar së fundmi në Revistën Evropiane Për Zemrën, thotë se forma e trupit e njeriut është sinjalizuesi më i mirë i...

Qeveria miraton listën e re me barnat e rimbursura, ja sa medikamente shtohen

Në mbledhjen e kësaj të mërkurë, Këshilli i Ministrave ka miratuar listën e barnave të rimbursuara me masën e mbulimit të çmimit të tyre. Vendimi...

Lajme të tjera

Web TV