Tentuan të vjedhin me dhunë 21-vjeçarin, arrestohen 4 të miturit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

TIRANË – Katër të mitur janë arrestuar pas tentativës për t’i marrë me dhunë sendet personale një 21-vjeçari.

Policia ka identifikuar dhe arrestuar të rinjtë, të moshave 15, 16 dhe 17 vjeç, pas një hetimi të shpejtë dhe të koordinuar.

‘Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2, pas marrjes së kallëzimit të një 21-vjeçari se 4 të mitur kishin tentuar t’i merrnin me dhunë sendet personale, kanë organizuar punën menjëherë dhe, pas veprimeve të shpejta dhe të koordinuara, bënë të mundur identifikimin dhe arrestimin e 4 shtetasve të mitur, të moshave 15, 16 dhe 17 vjeç.’, njofton policia.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Ish-Fushës së Aviacionit, ku të miturit dyshohet se tentuan të grabisin viktimën.

‘Të miturit dyshohen se, ditën e djeshme, në zonën e quajtur Ish-Fusha e Aviacionit, tentuan t’i merrnin me dhunë sendet personale një 21-vjeçari.’, vijon njoftimi i policisë.

Policia ka nisur hetime të mëtejshme për të zbardhur nëse këta të mitur janë të përfshirë edhe në ngjarje të tjera të ngjashme që kanë ndodhur në Tiranë.

Materialet janë dërguar në Prokurori për veprime të mëtejshme./k.k

Të fundit

‘O Sali o hero, gjithë Shqipëria ty të do’/Rama tallet me Berishën, poston VIDEO me bufin

Kryeministri Edi Rama ka vijuar me postimet në rrjete sociale për Bufin e Kënetës, me të cilin ironizon Sali...

17-vjetori i pavarësisë së Kosovës/ Zbardhet letra që Rama i dërgoi Kurtit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pranuar një letër urim nga kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama për 17-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së...

SpaceX zbarkon për herë të parë raketën jashtë Bahamas

Një tjetër mision për vendosjen e satelitëve të rrjetit Starlink në orbitën e ulët të Tokës u krye sot nga kompania e Elon Musk,...

Foto/ Paris Hilton feston ditëlindjen në avionin privat me fëmijët e saj

Paris Hilton festoi 44 vjetorin e ditëlindjes me avionin e saj privat, së bashku me familjen. “Trashëgimtarja e artë” ka ndarë pamjet nga kjo...

Aksident pranë aeroportit, kamioni merr para shtyllat elektrike

Gjatë natës së kaluar është regjistruar një aksident i pazakontë pak metra larg gardhit të aeroportit. Mendohet se një kamion i tonazhit të lartë...

Lajme të tjera

Web TV