Një mësues i edukimit fizik në Selenicë është ndaluar nga policia e Vlorës, i dyshuar për ngacmim seksual të nxënësve.
35-vjeçari është kallëzuar në polici nga 7 nxënëse të të moshave 14–17 vjeçe.
“U ndalua shtetasi A. A., 35 vjeç, banues në Vlorë, mësues i edukimit fizik në një shkollë, pasi kanë kallëzuar 7 nxënëse të kësaj shkolle, të moshave 14–17 vjeçe, se ky shtetas i ka ngacmuar seksualisht në ambientet e shkollës”, njoftoi sot policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme./k.m
