Google heq dorë nga zotimi kundër armëve me inteligjencë artificiale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kompania e teknologjisë Google kohët e fundit ka hequr dorë nga politika e saj e deritanishme kundër prodhimit të armëve me inteligjencë artificiale. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Matt Dibble njofton nga Silicon Valley se si po sinjalizohet për një orientim drejt prodhimit të mjeteve me inteligjencë artificiale për qëllime ushtarake.

Për vite me radhë, Google, kompania gjigante e teknologjisë, e themeluar me parimin “Mos bëj keq”, përfshinte në faqen e saj angazhimin kundër prodhimit të armëve dhe teknologjive që shkaktojnë dëm, ose që mund të përdoren për përgjim.

Por javën e kaluar kjo frazë u hoq nga faqja e parimeve të inteligjencës artificiale të kompanisë.

Alphabet-i, kompania mëmë e firmës Google, nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment për këtë çështje. Në një postim në blog nga drejtuesit e Google-it ku shpjegohet politika e re thuhet se:

“Ka një konkurrencë globale që po zhvillohet për të udhëhequr në sektorin e inteligjencës artificiale, brenda një peizazhi gjeopolitik gjithnjë e më kompleks. Ne besojmë se demokracitë duhet të udhëheqin në zhvillimin e inteligjencës artificiale”.

Disa vëzhgues e shohin lëvizjen si një dëshmi se kompania tani po mbështet haptazi teknologjitë e saj të inteligjencës artificiale për përdorim në luftë.

Inteligjenca artificiale po përdoret gjithnjë e më shumë në fushëbetejë, nga Ukraina dhe deri në Gazë. Dhe kompanitë e teknologjisë në Silicon Valley, që dikur nuk dëshironin që mjetet e tyre të përdoren për qëllime shkatërrimtare, janë larguar tashmë nga politikat e vjetra kundër përdorimit ushtarak.

Kompanitë Open AI, Meta dhe Anthropic kanë të gjitha projekte të inteligjencës artificiale me ushtrinë amerikane ose kompanitë kontraktore të mbrojtjes.

Inteligjenca artificiale përdoret kryesisht për përcaktimin e objektivave për sulmet me dronë, në disa raste edhe me armë plotësisht autonome.

Lexo edhe :  Moti i ftohtë godet Ballkanin, temperaturat zbresin nën zero, acari përfshin edhe Tiranën

Studiuesi i mirënjohur i inteligjencës artificiale, Stuart Russell, i cili kundërshton armët autonome, mori pjesë në takimin e nivelit të lartë për inteligjencën artificiale në Paris. Ai foli për agjencinë e lajmeve AFP.

“Gjithnjë e më shumë, përparimi i luftës në Ukrainë diktohet nga përdorimi i dronëve të operuar në distancë, ose i dronëve plotësisht autonomë. Ky ka qenë një ndryshim rrënjësor. Kështu që unë mendoj se shumë strategë ushtarakë mendojnë se pa këtë lloj aftësie, thjesht nuk mund të luftosh në një luftë moderne”, tha zoti Russell.

Lidhjet e kompanisë Google me ushtrinë nuk janë diçka e re. Në vitin 2017, pavarësisht nga parimet e deklaruara të kompanisë, ajo ndihmoi në ndërtimin e një sistemi për përzgjedhjen e objektivave, të quajtur Project Maven, për Departamentin amerikan të Mbrojtjes.

Një vit më vonë, pasi mijëra punonjës protestuan, kompania Google i dha fund kontratës.

Kohët e fundit, kritikët thonë se Projekti Nimbus, një kontratë prej 1.2 miliardë dollarësh ndërmjet kompanive Google, Amazon dhe qeverisë izraelite për shërbimet kompjuterike, është përdorur për mbikëqyrje dhe përzgjedhje të objektivave në luftën e Gazës.

Për zotin Russell dhe vëzhgues të tjerë, ndryshimi i politikës së kompanisë Google është shqetësues.

“Duhet të supozojmë se nuk është rastësi që ky ndryshim në politikë vjen me një administratë të re që ka hequr të gjitha rregulloret mbi inteligjencën artificiale që ishin vendosur nga administrata Biden dhe tani po i kushton një theks të madh përdorimit të inteligjencës artificiale për aftësitë ushtarake”, thotë zoti Russell.

Ndërsa inteligjenca artificiale përparon me shpejtësi, qeveritë dhe bizneset po shqetësohen gjithnjë e më shumë se mos mbeten prapa./K.K

Të fundit

Fadroma në ndërtimin pa leje të ish-gjyqtares Fetahu e lidhur me bandat

Pak kohë më parë në emisionin “Stop” u tregua sesi ish-gjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetahu që u provua të...

Nga kosi te kokoshkat/ Ushqimet e shëndetshme të cilat mund të konsumoni gjatë darkës

Të gjithë e kemi përjetuar atë ndjenjën e urisë gjatë orëve të vona të natës. Fatkeqësisht, të ngrënit vonë shpesh lidhet me shtimin në...

Mjekët paralajmërojnë/ Mos e injoroni këtë simptomë të ftohjes nëse zgjat më shumë se..

Dr. Shireen ka paralajmëruar se një kollë e vazhdueshme për më shumë se tre javë nuk duhet të neglizhohet. Edhe pse simptomat e ftohjes,...

Po zien rrjeti! Ledion Lico bënë veprimin e papritur me unazën e martesës (Foto)

Në vitin 2018, Liço u martua me Sara Hoxhën, bashkëpronare e Top Medias, dhe së bashku kanë tre fëmijë. Çifti duket të kenë jetë të...

Administrata Trump pezullon disa programe që u japin leje qëndrimi imigrantëve!

Administrata e Presidentit Donald Trump ka pezulluar disa programe të posaçme për disa grupe emigrantësh. Në bazë të vendimit agjencia federale ‘Shërbimet për Shtetësi dhe Emigracion të...

Lajme të tjera

Web TV