Gjysma e fëmijëve nën 6 vjeç në Shqipëri në risk për varfëri, ja faktorët që ndikojnë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një raport i Bashkimit Europian e rendit Shqipërinë të parën në Europë për rrezikun e rënies në varfëri apo përjashtim social për fëmijët e moshës 0-6 vjeç me 47.% të tyre.

Sllovenia është i vetmi vend që regjistron më pak se 10% të fëmijëve në këtë rrezik.

Në vende të tjera përqindja është rreth 12-15% në Çeki, Kroaci, Luksemburg, Holandë, Poloni, Finlandë dhe Norvegji. Shqipëria renditet mes 6 vendeve si Turqia, Mali i Zi, Rumania, Bullgaria dhe Spanja.

E teksa në Europa ekspertët e lidhin këtë fenomen me karakteristika të tjera socio-demografike, si fëmijë që rrjedhin nga familje me të paktën 1 prind me aftësi të kufizuara, ata me prejardhje migrante ku paktën një prind i lindur jashtë BE-së dhe fëmijë që jetojnë në familje me një prind, në Shqipëri sociologët thonë se fëmijët e kësaj grupmoshe vijnë kryesisht nga familje me të ardhura të ulëta ose të papuna.

“Fëmijët e kësaj grupmpshe janë automatikisht të lidhura me familjet e reja shqiptare, të cilët në një shkallë të madhe janë të papunë, ose në një shkallë të lartë nuk janë as në shkollë, e as në punë. Bashkë me të për fat të keq vjen edhe përjashtimi sepse shpesh herë fëmijët që jetojnë në varfëri, janë fëmijë që jetojnë në mundësi të privuara”, tha sociologia Entela Binjaku.

Fëmijët në rrezik të varfërisë ose sociale përjashtimi janë grupi kryesor i synuar për ulje tarifash dhe prioritet pranimi në institucione të ndryshme. Në disa vende kjo grupmoshë nga grupet vunerabël nuk paguajnë tarifa për aktivitetet e edukimit dhe kujdesit. Gjithashtu mund të ofrohet edhe ushqim falas./    S,M

Të fundit

21 Shkurt 1848/ Karl Marx publikon “Manifestin Komunist”

“Manifesti Komunist”, i shkruar nga Karl Marx me ndihmën e Friedrich Engels, botohet në Londër nga një grup socialistësh...

Asteroidi 2024 YR4: Një kërcënim (i butë) për Tokën, por çfarë ndodh me Hënën?

Rreziku i goditjes së asteroidit 2024 YR4 në Tokë është dyfishuar, por shanset mbeten të pakta. Ekziston një tjetër e panjohur: një shans 0.3%...

Pse muzika mund t’ju japë të dridhura

Fakti që disa këngë mund të na shkaktojnë patë, i ka habitur shkencëtarët për shekuj me radhë. Tani një studim i imazhit të trurit...

Përparimet e Celtic në Ligën e Kampionëve i kanë bërë ata sërish një entitet serioz

Për më shumë se një dekadë klubi i hodhi duart në sfidën në Evropë, por ekipi i Rodgers tani e përqafon atë. Ewan Murray/ Mynih Mos...

Evropa po sheh nga Gjermania për udhëheqje – por zgjedhjet do t’i shuajnë sërish shpresat

CDU është një lojtar i madh në parlamentin evropian, por fitorja e saj e parashikuar këtë të dielë nuk do të ndryshojë fokusin e...

Lajme të tjera

Web TV