Ngjela: Pse është i qetë Rama!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Avokati Spartak Ngjela i ftuar në Intervistën tha se arrestimi i Erion Veliajt është një dëm për PS, por kjo situatë sipas tij nuk do të sjellë asnjë krizë në PS, sa i takon zgjedhjeve të majit.

“Të gjithë zyrtarët e lartë do të kalojnë në kontrollin e SPAK. Ka qenë ish-kryeministri Sali Berisha i arrestuar. Është Meta, kemi një zëvendëskryeministër në arrest, janë katër ministra në burg. Kjo tregon që lufta anti-korrupsion nuk ka nisur sot. Të gjitha këto janë në nivele të larta.

Por me rastin e Erion Veliajt u godit PS. Sepse është një ndër figurat më të rëndësishëm të së majtës. Të shikojmë si do ta kalojë PS këtë situatë. Unë mendoj se ky rast për PS është një dëm, por jo një krizë që i lëkund themelet. Sepse PS është një parti e madhe. Shikoni sondazhet, Shqipëria është një shoqëri e majtë. Qetësia e kryeministrit e ndihmon shumë partinë. Por pse është i qetë Rama, ku e gjen forcën PS?

E gjejnë te kundërshtari. Ata kanë përballë Saliun. Rama e di që fitoren do ta ketë të tijën, me apo pa Veliajn, sepse përballë ka një njeri non grata në Amerikë”, u shpreh Ngjela /   S,M

Të fundit

I padiskutueshëm/ Oleksandr Usyk nokauton Daniel Dubois në raundin e pestë

Oleksandr Usyk është rikonfirmuar si kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, pas triumfit ndaj boksierit londinez...

Sherri në diskotekën në Palasë, lihen të lirë dy agresorët

Një sherr masiv ka ndodhur natën e shkuar në një diskotekë në Palasë, ku janë përfshirë dy persona. Lidhur me këtë ngjarje, Policia referoi materialet...

“Nuk dua të ta jap librin”. Shkrimtarja Mimoza Ahmeti lë pa fjalë Egla Cenon

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti ishte e ftuara e kësaj mbrëmjeje në “Goca & Gra”. Intervista nisi me një moment të sikletshëm për Egla Cenon, e cila...

U “kap mat” në koncert, CEO i Astronomer jep dorëheqjen

Andy Byron ka dhënë dorëheqjen si Drejtor Ekzekutiv i kompanisë së inteligjencës artificiale Astronomer, disa ditë pasi iu zbulua lidhja e tij jashtëmartesore me...

Renis Dobra, kur jeta e njeriut kushton 10 mijë euro

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 8 korrikut, ku 23-vjeçari Renis Dobra u rrëmbye dhe më pas u...

Lajme të tjera

Web TV