Letrën e dashurisë ia kushton Gjestit, Egli ‘kursen’ të dashurën aktuale të Olsit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Banorët e BBVA4 u ftuan të shkruanin letra dashurie për personin e zemrës, apo një ish-partner, të cilin/ën e konsideronin si ‘dashurinë e jetës’.

Edhe pse lidhja me Olsi Bylykun dihet nga të gjithë, Egli zgjodhi t’i dedikonte një letër emocionuese Gjestit, ku shprehu ndjenjat dhe vështirësitë që ka përjetuar brenda shtëpisë. Gjatë leximit të letrës, Gjesti mbeti i habitur nga fjalët e saj, ndërsa Egli u përlot.

Por gjatë “Prime” të mbrëmshëm, e pyetur jo rastësisht nga Ledioni se kush është dashuria më e madhe që ka jetuar, Egli u përgjigj kështu: Nuk e di a ka njësi matëse, që një ndjenjë të jetë më e madhe se një tjetër.

Kam theksuar në vargjet e para që t’i ke një vajzë që e njeh dashurinë, e njeh emocionin dhe sakrificën. Nuk është se unë njoha Gjestin dhe po i përjetoj për hërë të parë këto emocione. Kjo është një gjë e re për mua. Nuk bazohem në të shkuarën për të krahasuar.

Më tej, Egli tregoi se letrën nuk ia dedikoi ish-partnerit për shkak se nuk do të lëndojë apo të krijojë keqkuptime për të dashurën aktuale të Olsit.

“Për disa arsye të tjera të aktualitetit të asaj ish-marrëdhënieje, që nuk dua të lë vend për keqkuptime te dikush tjetër, apo të bëj dikë tjetër të mërzitet,” tha Egli në Prime./   S,M

Të fundit

“Gaz Bardhi si spermatozoid i tërbuar”, akuza e radhës për deputetin demokrat

Deputetja e Partisë Demokratike e cila nuk arriti të sigurojë një mandat të radhës më 11 Maj, Flutura Açka,...

Etilda Gjonaj: Fitoret personale zvogëlohen para fitores së madhe

Kandidatja për deputete e Partisë Socialiste, Etilda Gjonaj ka reaguar në rrjetin e saj social pasi nuk arriti që të merrte një mandat në...

Rama për ORF: Anëtarësimi në BE, një mundësi historike që nuk do të zgjasë përgjithmonë

Në intervistën për televizionin austriak ORF, kryeministri Rama theksoi se lufta në Ukrainë e ka përshpejtuar domosdoshmërinë që BE të zgjerohet drejt Ballkanit Perëndimor. Ai...

Vendimi, BE kërkon dalje më të lehta të azilkërkuesve në vende të treta të sigurta

Vendet e BE-së do të jenë në gjendje të refuzojnë kërkesat për azil pa i marrë në konsideratë dhe t’i transferojnë azilkërkuesit larg, sipas...

Meta urdhëron analizë për rezultatin e zgjedhjeve, për çfarë dyshon kreu i PL?

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka urdhëruar anëtarët e partisë së tij dhe ata të kryesisë që brenda datës 23 maj të...

Lajme të tjera

Web TV