Një rrëfim i fortë personal ka ardhur nga Fuego, banori i Big Brother VIP Kosova 5, i cili ka vendosur të ndajë me banorët disa prej përjetimeve më të rënda të jetës së tij, përfshirë periudhën kur abuzimi me substancat narkotike e çoi drejt situatave ekstreme.
Gjatë një bisede në shtëpinë e reality show-t, artisti foli fillimisht për lidhjen e hershme me muzikën, duke treguar se gjithçka kishte nisur kur ishte vetëm 10 vjeç.
Një nga momentet që ndikoi në krijimtarinë e tij ishte humbja e gjyshit, me të cilin kishte një marrëdhënie shumë të ngushtë. Pikërisht pas kësaj humbjeje shkroi edhe tekstin e tij të parë muzikor.
“Gjithë e kam dashtë muzikën, me muzikë ja kom nisë kur i kam pasë 10 vjet. Tekstin e parë e kom shkru kur m’ka vdekë gjyshi, jam kanë shumë i afërt me to, qaty e kam pa që di me shkru”, tregoi Fuego.
Por pas historisë së tij artistike fshihet edhe një kapitull shumë më i errët. Banori zbuloi se në moshën 26-vjeçare ka kaluar tri episode mbidoze, të cilat, sipas rrëfimit të tij, kanë përfunduar me tri raste të vdekjes klinike.
“I kam tri vdekje klinike me 26 vjet, tri overdoza prej abuzimeve, tri herë kam dekë. Krejt ka mi fol se familja jem ka hekë ma së shumti”, u shpreh ai.
Deklarata e tij zbuloi vetëm një pjesë të asaj që ka përjetuar ndër vite, ndërsa Fuego la të kuptohet se pasojat e këtyre periudhave të vështira nuk kanë prekur vetëm atë, por edhe njerëzit e tij më të afërt.
Artisti nuk hyri në detaje të tjera për betejën me varësinë, por paralajmëroi se do të flasë më gjerësisht për të kaluarën e tij gjatë ditëve në vijim në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5./mxh
