Mungesa e fuqisë punëtore u thellua në vitin 2024

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në vitin 2024 mungesa e fuqisë punëtore në Shqipëri u thellua edhe më tej, duke u bërë një nga faktorët kryesorë që po shtrëngon tregun e punës. Këtë tregojnë analizat e Bankës së Shqipërisë në raportin e fundit të politikës monetare.

“Rritja e ngadaltë e punësimit gjatë tremujorit të tretë të vitit  2024, sipas të dhënave administrative, është shoqëruar nga nivele të larta të faktorit “mungesë e forcës së punës” gjatë gjithë vitit. Këto zhvillime sugjerojnë praninë e kushteve vazhdimisht të shtrënguara në tregun e punës.”

Të dhënat e Bankës Qendrore tregojnë se bizneset po hasin vështirësi në rekrutimin e punonjësve, duke sinjalizuar kështu një sfidë afatgjatë për ekonominë.

“Gjithashtu, treguesit e vrojtimeve dëshmojnë për pritje më të ulëta të bizneseve për punësimin dhe për papunësi më të lartë nga konsumatorët, gjatë 3-mujorit të 4-ërt.”

Faktori “mungesë në forcën e punës” ka gjasa të ndikojë tregun e punës edhe në vitin 2025, pasi Banka e Shqipërisë parashikon që rritja e kërkesës për mallra e shërbime do të shoqërohet me krijim të vendeve të reja të punës./e.t

Të fundit

Ishulli misterioz që lëviz, ka lënë pa shpjegim shkencëtarët

El Ojo, i njohur gjithashtu si Ishulli i Syrit ose Ishulli Rrethor, është një ishull i pazakontë dhe misterioz...

Goditen dy raste të shitjes së kanabisit në Elbasan, tre të arrestuar dhe tre në hetim

DVP Elbasan/Brenda 24 orëve, goditen 2 raste të shitjes së lëndës narkotike Cannabis Sativa. Finalizohet operacioni policor i koduar “Streets”. Për te dyja rastet, vihen në...

Ndihmë sociale në këmbim të votës/Policia e Kosovës në aksion,shënjestër strukturat serbe

Policia e Kosovës aktualisht është duke zhvilluar një aksion në disa zyra ilegale të qendrës për pune sociale në veri të Mitrovicës. Këtë e ka...

“Pse bën sikur ke ulur qiellin në Tokë?!”, Rama i përgjigjet komentuesit

Në rubrikën “Sy m’ Sy” në Facebook, kryeministri Edi Rama i është përgjigjur komenteve të ndjekësve. Komenti drejtuar Ramës ishte: “Propagandë e shëmtuar, njerëzit besojnë sikur...

Meningjiti/Normalizohet situata në Durrës! Prindërit rikthejnë fëmijët në shkollë

Nxënësit në shkollat 9-vjeçare “Kushtrimi i Lirisë’ dhe “Eftali Koçi” në Durrës, ku disa ditë më parë u konstatua një rast me meningjit, duket se...

Lajme të tjera

Web TV