“Sistemi që kishim para 2008 ishte më i miri”/ Arben Ristani ‘godet’ Berishën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sistemi zgjedhor që është aplikuar në Shqipëri para marrëveshjes së vitit 2008 midis Sali Berishës dhe Edi Ramës për të ndryshuar Kushtetutën, sipas ish-kreut të KQZ, Arben Ristani, është më ideali për vendin tonë.

Ai deklaroi në studion e “Off the Record” se me një sistem të tillë zgjedhor, PD mund të fitonte përballë Edi Ramës.

“Personalisht do kisha preferuar sistemin që kemi patur, sistemin mazhoritar të përzierë me proporcionalin. Pra sistemi që ne kishim para vitit 2008 është sistemi më i mirë që i duhet këtij vendi. Por megjithatë jemi këtu ku jemi dhe jemi të detyruar të lëvizim brenda rregullave të lojës që janë vendosur”, u shpreh Ristani.

Për ish-Sekretarin e Përgjithshëm të PD, demokratët mund të kishin ardhur në pushtet në vitin 2021, në rast se mazhoranca aktuale nuk do të kishte ndryshuar Kodin Zgjedhor në mënyrë të njëanshme duke ndalur koalicionet parazgjedhore.

“PD ka patur një kalvar të gjatë që ka kaluar në këtë lloj situate që është krijuar në vend. Para zgjedhjeve të 2021 u hoqën edhe koalicionet nga Kodi Zgjedhor, e cila dëmtoi shumë performancën e opozitës në krahasim me pushtetin. Sikur të mos ishte bërë ajo lëvizje, PD edhe në 2021 mund të ishte në pushtet. Vetëm me atë lëvizje, LSI në atë kohë humbi 6 mandate. Ata e ndryshuan Kodin Zgjedhor me fuqinë e kartonit, në mënyrë të njëanshme dhe duke dalë kundër partnerëve ndërkombëtarë, i hoqën koalicionet dhe vetëm ajo ua solli fitoren. LSI ka marrë rreth 100 mijë vota dhe ka marrë vetëm 4 mandate”, tha Ristani./e.t

Të fundit

Kreu tre vjedhje në një javë, arrestohet 43-vjeçari në Durrës

Një 43-vjeçar është arrestuar këtë të premte në Durrës. Shtetasi me iniciale P.P., si autor i dyshuar i tre vjedhjeve...

Spiropali pret Sekretarin e KiE-së, Berset:Mbështetje për Shqipërinë në sundimin e ligjit

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti sot Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Europës, Alain Berset, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në...

Ikonat e futbollit, skaliten në muret e Stadiumit të Elbasanit

Nga ARTUR  AJAZI Dy artistë, dy piktorë të apasionuar pas profesionit tëtyre, Altin Dalipi dhe Arben Biqiku, kanë vendosur tiskalisin me penelat e tyre,  në...

Berisha ironizon Bashën: Është me Taulant Ballën, binom i pandarë si tymi dhe bloza

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një konference për shtyp nga selia e PD-së, ka deklaruar se Shpëtim Idrizi dhe partia e tij,...

Ndalimi i Safet Bajrit, masë edhe për Asmer Bilalin dhe Behar Bajrin

Pas ndalimit të Safet Bajrit mësohet se është dhënë edhe masë për Asmer Bilalin si edhe Behar Bajrin. Ndërkohë Safet Bajri u shoqërua pak ditë...

Lajme të tjera

Web TV