Last Updated on 17/02/2025 by adminfjala
Pandeli Majko, në fjalën e tij në Kuvend ku po diskutohen ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ka deklaruar se propozimet e opozitës në lidhje me votën e diasporës vendosin një precedent të rrezikshëm.
Majko: Shoh si problem kërkesën e fundit të opozitës që kërkon ndryshimin e rregullave të lojës.
Dy palët kemi rënë dakord që votimi me dokumente të huaja të vlerësohet nga Komisioni Rregullator.
Kam dyshimin se e gjitha krijojë një precedent të rrezikshme. Mbi 100 mijë veta kanë aplikuar për të votuar në 11 maj. Nëse ecet me logjikën që për çfarë ne nuk biem dakord të vendosë Komisioni, kemi tejkaluar një krizë nga një sallë me 140 veta në një sallë me 5 veta e për të larë duart në fund duart si Pilati.
Do të ishte një aventurë shumë e rrezikshme.
Kjo është një gozhdë Nastradini ku po varni të gjithë propozimet që shpikët së fundmi./kb