Last Updated on 18/02/2025 by adminfjala
Pas reshjeve të dëborës së një ditë më parë, vendin ja kanë lënë ngricave për shkak të uljeve të temperaturave në Bulqizë dhe Mat.
Termometri ka zbritur deri në -5 gradë Celsius. Nga pamjet e siguruara nga Top Channel, shihen rrugët e qytetit të Bulqizës të cilat janë pushtuar nga akulli.
Ngricat kanë sjellë probleme edhe në Mat, në segmentin e rrugës së Arbrit ku dhjetëra makina kanë ngelur në rrugë për shkak të prezencës së akullit në rrugë.
Drejtuesit e mjeteve janë detyruar të presin kriposjen e rrugës./k.k