Nga sot, ndryshon forma e testimit për patentë shoferi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Testi me shkrim për patentë shoferi mbetet një nga “fobitë” e kandidatëve që duan të pajisen me leje për vozitje në Kosovë, kjo pasi për shkak të pyetjeve shpesh jo të formuluara mirë e shpesh me opsione shumë të ngjashme me njëra tjetrën e që në disa raste iu duhet të zgjedhin edhe më shumë se një përgjigje të saktë.

Për ta lehtësuar këtë Ministria e Infrastrukturës ka ndërmarrë procesin e ndryshimit të testimit duke ndryshuar formën e pyetjeve.

Kjo Ministri ka thënë se kjo formë e testimit do të hyjë në fuqi nga data 18 shkurt, saktësisht sot.

“Është në proces të ndryshimit mënyra e testimit e cila krijon lehtësira për testimin e kandidatëve për të gjitha kategoritë rrit efikasitetin, cilësinë e vlerësimit të njohurive të kandidatëve dhe saktësinë në vlerësim të kandidatëve. Sipas planifikimeve kjo formë e testimit do të fillojmë me 18.02.2025”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Infrastrukturës.

Sipas tyre, përveç ndryshimit të pyetjeve do të hyj në fuqi edhe doracaku zyrtar për të gjitha kategoritë.

Nëse ky ndryshim është bërë për të rritur kalueshmërinë, Ministria e Infrastrukturës e ka mohuar pasi sipas tyre është bërë vetëm për të krijuar lehtësira për testimin e kandidatëve.

Ndërsa vetëm gjatë vitit 2024, mbi 83 mijë persona janë pajisur me patentë shoferi në Kosovë.

Që nga data 1 janar 2024 e deri më 30 nëntor janë testuar në provimin teorik 94 mijë e 819 kandidatë, kurse nga provimi praktik janë vlerësuar gjithsej 56 mijë e 358 kandidatë.

“Sa i përket Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Departamenti për patentë shoferi është kompetente për testimin e kandidatëve për patentë shoferi të të gjitha kategorive qoftë të provimit teorik apo praktik ku gjatë vitit 2024 nga 01. Janar 2024 deri më 30 nëntor 2024 janë testuar nga provimi teorik 94 819 kandidat, kurse nga provimi praktik janë vlerësuar gjithsej 56358 kandidat (gjithmonë duke u mbështetur në raportet e e-testimit”, thuhet në përgjigjen e Departamentit të Patentë-shoferëve nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinorë dhe Infrastrukturës.

Lexo edhe :  Njohjet që s’i erdhën kurrë: Kush ia mbylli dyert Kosovës?

Testimi i këtyre kandidatëve, sipas Ministrisë, është lehtësuar edhe pas digjitalizimit apo e-testimit.

Patentë shoferët apo lejet për vozitje janë të detyrueshme për qytetarët në Kosovë, pasi edhe veturat janë pothuajse opsioni kryesor i qarkullimit të tyre për punë apo çfarëdo nevoje tjetër.

Në Kosovë mungesa e metrove, mospërdorimi i biçikletave, si dhe kaosi që shkaktohet zakonisht brenda autobusëve ua pamundëson thuajse lëvizjen me ndonjë mjet tjetër transporti, përpos automjeteve./e.t

Të fundit

SHBA kurrë nuk ka pasur supremaci morale. Me Trump, as që pretendon më

Presidenti e ka zëvendësuar mitin e 'djemve të mirë' me forcën brutale dhe lakminë e pafalshme - mund të...

19 Shkurt 2016/ Umberto Eko, ky mendimtar i pashoq

Nga Leonard Veizi Në një qoshe të qetë të qytetit të zhurmshëm, mes rafteve të pluhurosura të një biblioteke me libra ngjeshur, ai shkruante herë...

Donald Trump dhe skenarët për arritjen e paqes në Ukrainë

Presidenti Donald Trump po bën përpjekje për një zgjidhje paqësore të luftës në shkallë të plotë tashmë trevjeçare të Rusisë në Ukrainë. Zëri i Amerikës shqyrtoi...

Në Europën Lindore rritet frika prej qëndrimeve të Trumpit

Keno Verseck Vendet juglindore dhe qendrore të Europës janë shokuar nga deklararat e Trumpit për Ukrainën. Këto vende druajnë, se gjithashtu do të mbeten të...

Zgjedhjet e 11 Majit/ Hetimi i krimit zgjedhor, SPAK mbështetet nga BE, heshtje nga SHBA

Bashkimi Europian ka mbështetur krijimin e task-forcës së SPAK për hetimin e krimeve zgjedhore në zgjedhjet e 11 majit. Ambasadori i BE-së në Tiranë,...

Lajme të tjera

Web TV