Last Updated on 18/02/2025 by adminfjala
Sonila Kaso, make-up artiste, ka treguar eksperiencën dhe punën e saj mes yjeve të Sanremos.
Ajo tregoi se u organizua një përzgjedhje dhe mes të zgjedhurve ishte edhe ajo. E vetmja shqiptare në ato tre ditë në Sanremo.
“Ishte një fluks shumë i madh, ishim të organizuar aq mirë dhe me gjithë atë fluks minutat dhe sekondat i kishim shumë të limituara. Nga ora 10:00 deri në orën 19:00 kishim një fluks të paparë. Ishim 23 parukierë dhe 13 make-up artist. E vetmja shqiptare isha unë. Isha pjesë për netët 11 dhe 12 shkurt, më pas u përzgjodha sërish për të qenë edhe në datën 13 shkurt”, ka treguar ajo./e.t