Policia italiane dhe ajo shqiptare bashkëpunim në luftën kundër krimit të organizuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor, Ilir Proda gjatë një vizite në Itali u prit nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, njëherazi Drejtor i Përgjithshëm i Sigurisë Publike në Ministrinë e Brendshme të Italisë, Prefekti Vittorio Pisani.

Gjatë takimit Proda dhe Pisani vlerësuan rezultatet e arritura nga skuadrat e përbashkëta hetimore dhe angazhimin në zbatimin e marrëveshjeve dypalëshe për migracionin e parregullt.

Një rëndësi e veçantë iu kushtua mbështetjes së dhënë nga pala italiane në formimin dhe trajnimin e strukturave të Policisë së Shtetit, me synimin për të forcuar më tej kapacitetet operacionale, veçanërisht në parandalimin dhe luftën kundër terrorizmit.

Prefekti Pisani vlerësoi përpjekjet e Policisë së Shtetit në luftën kundër trafiqeve të paligjshme dhe arrestimin e personave të kërkuar nga autoritetet italiane, duke theksuar rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve për të luftuar grupet kriminale dhe elementët e radikalizuar që veprojnë në Shqipëri dhe Itali.

 

 

Gjatë takimit, dy drejtorët theksuan rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit dypalësh në luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme, migracionit të parregullt, terrorizmit dhe kultivimit të lëndëve narkotike.

Një tjetër temë e diskutimit ishte bashkëpunimi në fushën e formimit dhe arsimit policor mes dy delegacioneve, duke shprehur gatishmërinë që edhe në këtë fushë të ketë sa më shumë shkëmbime eksperiencash, trajnime dhe sa më shumë literaturë të Akademisë së Policisë Italiane për Akademinë e Sigurisë së Policisë Shqiptare.

Gjatë vizitës, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit mori pjesë edhe në Takimin e Pestë të Tavolinës Teknike Itali-Shqipëri, ku së bashku me Zëvendësdrejtorin dhe Drejtorin Qendror të Policisë Kriminale Italiane, Prefektin Raffaele Grassi dhe drejtuesit më të lartë të policisë së të dy vendeve, diskutuan në mënyrë të detajuar mbi sfidat dhe strategjitë për rritjen e sigurisë.

Lexo edhe :  Dosja 'Toyota Yaris',GJKKO nis gjykimin për ish-kreun e Prokurorisë së Vlorës,Aurel Zarka

Në kuadër të kësaj vizite, Drejtori i Përgjithshëm zhvilloi një takim edhe me Ambasadoren e Republikës së Shqipërisë në Itali, Anila Bitri.

Kjo vizitë u realizua me mbështetjen e autoriteteve italiane dhe projektit EU4FAST WB./E.T

Të fundit

Leku ‘mbyt’ euron, mësoni me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot

Sot, më 23 shkurt 2025, dollari amerikan blihet me 94.2 lekë dhe shitet me 95.2 lekë. Euro blihet me 98.7...

Mbahen sot zgjedhjet në Gjermani, katër kandidatë në garë për postin e kancelarit

Rreth 59.2 milionë milionë qytetar Gjerman me të drejtë vote do t’iu drejtohen kutive të votimit këtë të diel për të zgjedhur kancelarin e...

Kthjellime dhe vranësira, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme për shkak të masave ajrore relativisht të thata me origjinë...

Horoskopi, e diel, 23 shkurt 2025/ Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

DASHI Kjo ditë në fund të shkurtit do të jetë paksa e veçantë: Kujdes sepse do të ndiheni të ndarë mes dy gjendjeve shpirtërore, dëshirës...

Barcelona merr një fitore komode në fushën e Las Palmas dhe ruan kryesimin e La Ligës

Barcelona bëri detyrën në transfertë ndaj Las Palmas, duke triumfuar 0-2 në duelin e vlefshëm për javë e 25-të të La Ligës.  Golat e Dani...

Lajme të tjera

Web TV