Media greke: Berisha drejt rikthimit në pushtet, njeriu i Trump do drejtojë fushatën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Menaxheri i fushatës elektorale të Donald Trump, Chris LaCivita, ka marrë tashmë një punë në lagjen tonë, duke u zotuar që të rikthejë në pushtet ish-presidentin dhe ish-kryeministrin shqiptar Sali Berisha, në zgjedhjet që do të mbahen në 11 maj të këtij viti.

“Ne jemi sot këtu sepse duam të ndihmojmë në zgjedhjen e një kryeministri që është një mik i vërtetë i SHBA-së dhe që do të punojë me sukses me Presidentin Trump dhe SHBA-në”, tha LaCivita në konferencën për shtyp gjatë prezantimit të tij nga Berisha.

Në të njëjtën kohë, ai e ktheu zjarrin kundër kryeministrit aktual, Edi Ramës.

“Kryeministri aktual nuk është gjë tjetër veçse një kukull e George Soros. Ju nuk mund të jeni një kukull e George Soros dhe një mik i SHBA-së. Thjesht nuk është e mundur”, shtoi ai.

Të dielën, më 23 shkurt, Sali Berisha ka caktuar një fjalim fushate në Athinë në stadiumin e ‘Irinis ke Filias’.

Synimi i tij është të bindë sa më shumë shqiptarë në diasporë, që të votojnë me postë në zgjedhjet e 11 majit, pasi afati i regjistrimit në platformë skadon në 4 mars.

Një thirrje për regjistrim masiv në platformën e votimit me postë, po drejtohet njëkohësisht edhe nga politikani grek në Shqipëri, Vangjel Dule, kryetar i partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, i cili përfaqëson minoritetin grek në parlamentin shqiptar.

Të fundit

A do mundet SPAK-u ta kthejë besimin tek zgjedhjet?

Nga Ben Andoni Në një logjikë, kreu i opozitës, Sali Berisha e ka gati argumentin për gjendjen “humbëse” pas përfundimit...

Përpjekja greke për t’i bërë makjazh Sali Berishës!

Nga Ylli Pata Shkrimet tangenciale të disa mediave greke që nuk hyjnë tek ato gazeta të njohura e me traditë në Athinë, në lidhje me...

Të huajt zënë vendin e shqiptarëve të larguar!

Indiane dhe filipineze janë punësuar në Vlorë kryesisht në turizëm dhe peshkim, për shkak se në vend mungon krahu i punës. Haxhiu, është njëri...

Veliaj s*lmon Olsi Dadon nga qelia:Menduan se duke më mbyllur brenda do më mbyllnin gojën

Në një reagim të radhës nga paraburgimi, Kryebashkiaku Erion Veliaj e quan ‘vrasje me pagesë’ për llogari të kryetarit të PD-së, arrestimin e tij...

Zgjerimi i Galerisë Kombëtare të Arteve/ Rama dhe Gonxhja inspektojnë punimet

Kryeministri Edi Rama dhe ministri Blendi Gonxhja inspektuan punimet në Galerinë Kombëtare të Arteve. Punimet restauruese që po kryhen synojnë zgjerimin me hapësira të reja...

Lajme të tjera

Web TV