“Diaspora Voton Edi Ramën”, Deputeti i PS shfaqet me bluzen e veçantë në Pisa të Italisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Florenc Spaho, një nga deputetët më të rinj në Kuvend, i zgjedhur i Qarkut Elbasan ka tërhequr vëmendjen gjatë një takimi me diasporën në Pisa, Itali.

I veshur me bluzën me logon “PS Diaspora voton Edi Ramën,” Spaho dërgoi mesazhin për mbështetjen nga diaspora të partisë socialiste dhe kryeministrit Rama.

“Diaspora është zemra e kombit tonë jashtë kufijve dhe zëri i tyre duhet të dëgjohet,” deklaroi Spaho në fjalën e tij, duke nënvizuar rëndësinë e përfshirjes së shqiptarëve jashtë vendit në vendimmarrjen politike.

Në Pisa, ai theksoi domosdoshmërinë e ndërtimit të urave të forta midis Shqipërisë dhe diasporës, duke i konsideruar ato si një aset të çmuar për zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të vendit.

Takimi në Pisa shënoi një moment kyç në fushatën për fuqizimin e votës së diasporës.

“Bashkimi ynë është forca jonë. Së bashku mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë,” përfundoi Spaho./   S,M

Të fundit

Kush është zyrtari i lartë i administratës Trump që do të vizitojë Kosovën

Brendan Hanrahan, zyrtar i lartë në Byronë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin amerikan të Shtetit, ka njoftuar...

Referendumi në Prusinë Lindore dhe pasojat e dhunshme ndaj polakëve

11 korrik 1920 Më 11 korrik 1920, në krahinën e diskutueshme të Prusisë Lindore, u zhvillua një referendum i organizuar nga Lidhja e Kombeve, me...

Më shumë se ndërtesë

Nga Artan Shkreli … Spanja po ndërton një rrokaqiell (kullë) që kultivon ushqim, prodhon energji dhe pastron ajrin - të gjitha në të njëjtën kohë. Koncesioni, për...

Horoskopi ditor, 11 Korrik 2025

DASHI Mos e humbisni kohën! Pasioni është i pranishëm në këtë horoskop, por kini kujdes në marrëdhëniet me Peshqit dhe Bricjapin. Sa i përket punës,...

Krerët e shtetit, dueli fatal mes Aaron Burr dhe Alexander Hamilton

11 korrik 1804 Më 11 korrik 1804, ndodhi një nga episodet më dramatike dhe të përfolura të historisë politike amerikane: dueli mes nën-presidentit të atëhershëm,...

Lajme të tjera

Web TV